Qëlloi me thikë të moshuarin, publikohen pamjet e arrestimit të Rizan Aliut/ Dhunoi edhe nipin e tij, dëshmia kontradiktore e bashkëjetueses

KAVAJË- Me kanotjere dhe pantallona të shkurtra, kështu e gjeti policia kur e arrestoi Rizan Aliun i cili pasditen e 17 shtatorit sulmoi me thikë fqinjin në një lokal në Kavajë. 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga dita e ngjarjes, por arrestimi i tij u bë mbrëmjen e së hënës në një banesë në plazhin e Durrësit.

Report Tv transmetoi pamjet e konfliktit ku ishin dëshmitarë dhe shumë qytetar, kliente në bar kafen ku ndodhi ngjarja. Rizan Aliu me vete kishte dhe vajzën e tij, e cila u bë dëshmitare e skenës brutale, ku babai godiste egërsisht me grushte e më pas e sulmoi me thikë ne koke dhe gjymtyre Besnik Çelmetën aktualisht në shtëpi me shëndet të mirë.

Burime nga policia i thanë Report TV se konfliktet mes tyre ishin të shpeshta pasi 60-vjeçari Çelmeta banonte në katin e parë të pallatit përbri të cilës vila ku jetonte Rizan Aliu. Gjithçka nisi kur Çelmeta ankohej pse Aliu i hidhte plehrat në rrugë ç'ka i shkaktonte atij ndotje poshtë ballkonit në katin e parë.

Por Çelmeta nuk ishte i vetmi që u gjakos. Për 45-vjeçarin ka dhe një kallëzim nga  nipi i tij Mariglen Aliut,  pronar i lokalit ku ndodhi sherri. Ai u godit kur po tentonte të shuante sherrin mes xhaxhit të tij dhe 60 vjeçarit.  Edhe bashkëshortja e Aliut dëshmoi në polici. Ajo tha se nuk ishte e pranishme dhe se i kërkoi burrit të saj të dorëzohej, por pamjet e kamerave të sigurisë e tradhtuan. Gruaja ka qenë aty kur Aliu sulmoi Celmeten dhe u largua qetësisht me thikë në dorë. 

Ndërkohë është pyetur si person që ka dijeni edhe bashkëjetuesja e Rizan Aliut, Edlira Shallasi, e xila ka deklaruar në polici se bashkëjeton me Rizan prej 5 vitesh dhe ka qenë në dijeni të konfliktit të tij me fqinjin Besnik Çelmeta.

Ajo ka thënë se nuk ka qenë e pranishme në kohën e ngjarjes, por ka folur në telefon me bashkëjetuesin dhe i ka kërkuar që të dorëzohet në polici. Por nga ana tjetër, në pamjet filmike të siguruara nga policia, rezulton se Edlira Shallasi ka qenë përpara lokalit në momentin e ngjarjes dhe është larguar me Rizan Alian pasi ai ka dalë nga lokali me thikë në dorë.

Rizan Aliu akuzohet për veprën penale të plagosjes së rëndë dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

1600761321_rizanaliu.jpg

Rizan Aliu dhe momenti i shoqërimit

Pjese nga dosja e Rizan Aliut

Video nga momenti i sulmit brenda në lokal

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/09/2020 00:52

    Bashkejetuesja e tij duhet ndjekur penalisht,per obstruksion te drejtesse,mashtrim,tentative mbulimi te krimit.

    Përgjigju
  • ealej: 22/09/2020 21:20

    Ky tip plumbin e ka pak.

    Përgjigju
  • Aksi: 22/09/2020 10:25

    Mundesisht tani te ngopen me leke punonjesit e policise dhe drejtesia dhe ky kafsha qe del me thike ne brez si Tarzan te vazhdoje jeten e kafshes normalisht ne qytet. Se kaq vlere ka jeta e njeriut ne Shqiperi, del nje monster dhe te kput me thike si kastravec bahceje. O Perendi, ruaji shqiptaret nga shqiptaret!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’