Qëlloi në ajër me armë gjahu në gjendje të dehur, shoqërohet në komisariat 55-vjeçari

Qëlloi në ajër me armë gjahu në gjendje të dehur, shoqërohet në komisariat 55-vjeçari

Foto ilustruese

Eduart Xhepexhiu, 55-vjeç është ndaluar nga policia e Lushnjës, pasi u kap duke qëlluar me armë gjahu në ajër.

55 vjeçari, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen "Xhevdet Nepravishta", dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat 55-vjeçarin dhe po kryejnë veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale