Divjakë, i riu qëllon me armë zjarri dhe nuk pranon që t'i dorëzohet policisë, largohet me makinën e tyre, arrestohet pak më vonë nga RENEA

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë. Report Tv mëson se Artan Kaboçi, 34 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër për arsye të panjohura gjë që ka sjellë njoftimin e policisë nga banorët. Me të mbërritur policia në banesën e tij në fshatin Mëhallëz, i ka bërë thirrje 34-vjeçarit të dorëzohet, por ai nuk ka pranuar dhe ka qëlluar në drejtim të forcave të policisë, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur. Nga të shtënat me armë janë dëmtuar makinat e policisë.

Pas ngjarjes Kaboçi ka marrë makinën e policisë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur pas pak minutash nga forcat RENEA, të cilat u njoftuan për ngjarjen nga kolegët e tyre. 

Sipas raportimeve nga terreni 34-vjeçari njihet si person i cili krijonte probleme të vazhdueshme në fshat, pasi ishte konsumator i rregull i alkoolit. Edhe për ngjarjen e sotme ai dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 13/03/2021 06:15

    Tani do ja shkepin bethn mir fshatarit

    Përgjigju
  • Mona: 13/03/2021 02:31

    Rob te trashe shqipot si ai debili ashtu edhe policet. Policia shqiptare din vetem me mbush xhepat e me gjobite.

    Përgjigju
  • Iris: 13/03/2021 01:28

    Po te kishte guxuar t'a bente kete numer ne U.S.A.,policia kishin per t'a bere shoshe me plumba.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale