Qëllon me armë zjarri pas një konflikti për vendin e parkimit, arrestohet 18-vjeçari në Kukës

Pistoleta që iu sekuestrua 18-vjeçarit

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi akuzohet se pas një konflikti për vendin e parkimit ka qëlluar me armë në ajër.

Policia njofton se është arrestuar G. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas në lagjen nr. 1 në qytetin e Kukësit, pas një konflikti për vendin e parkimit, me shtetasin Xh. Sh., ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë e dyshuar zhurmuese.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e llojit tip pistoletë e dyshuar zhurmuese, si dhe një gëzhojë. Shtetasi G. Sh. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

‘U konfliktuan për vendin e parkimit, kapet dhe shoqërohet nga Policia, 18-vjeçari që qëlloi në ajër me një armë të dyshuar zhurmuese.Policia e Kukësit, pas një telefonate të marrë për një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes. Forcat “Shqiponja” kanë vlerësuar informacionin dhe kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës. Shtetasi G. Sh., në lagjen nr. 1 në qytetin e Kukësit, pas një konflikti për vendin e parkimit, me shtetasin Xh. Sh., ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë e dyshuar zhurmuese. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e llojit tip pistoletë e dyshuar zhurmuese, si dhe një gëzhojë. Shtetasi G. Sh. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.

Pistoleta e sekuestruar

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Të dielën zgjedhjet, cila prej partive politike bëri fushatë më të mirë dhe bindëse?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Zgjedhjet e 25 prillit, Report Tv sjell pamjet nga mbrojtja e institucioneve me ushtarë