Qendër e re shëndetësore në Vaun e Dejës, Manastirliu: Rehabilitojmë 120 qendra me buxhetin e ri

Qendër e re shëndetësore në Vaun e Dejës, Manastirliu: Rehabilitojmë 120 qendra me buxhetin e ri

Vau i Dejës – Rindërtohet dhe pajiset me aparatura mjekësore moderne qendra shëndetësore e Vaut të Dejës, duke siguruar një standard të ri shërbimi për banorët e kësaj bashkie dhe rrethinave.
Ministrja Manastirliu inspektoi qendrën e re, ku garantoi financimit për ta kthyer në një qendër 24 orëshe.

“Jam e kënaqur për standardin që sigurojmë për 48 mijë banorët e kësaj zone dhe rrethinave, me këtë qendër model për nga infrastruktura dhe pajisjet dhe me buxhetin e ri, nga Janari 2020 qendra shëndetësore Vau Dejës do të kthehet në qendër me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës”, tha Manastirliu.

Duke theksuar vëmendjen e qeverisë në përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit parësor, Manastirliu tha se me buxhetin e ri do të finalizohet programi kombëtar i 300 qendrave shëndetësore.

“Investimi në kujdesin parësor është guri i themelit për një sistem shëndetësor ndaj duke jetësuar këtë objektiv të qeverisë, me buxhetin i vitit 2020 financojmë rikonstruksionin e 120 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, në kuadër të Programit Kombëtar të 300 qendrave shëndetësore”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Me një investim në vlerën 68 milion lekë, me mbështetjen e Programit Italo-Shqiptar IADSA, qendra shëndetësore Vau i Dejës, ofron me standardin më të lartë shërbimin e urgjencës dhe mikrokirigjisë, vaksinimin e fëmijëve, kontrollin mjekësor bazë, shërbimet për nënën dhe fëmijën, kujdesin për të moshuarit dhe ndjekjen periodike të komunitetit nga mjekët e familjes. Kjo qendër është pajisur dhe me pajisje të reja mjekësore diagnostikuese si: Echo abdominale, Elektrokardiogramë, pajisje për mikrokirurgji, etj. Në kuadër të Programit të 300 qendrave shëndetësore janë investuar 115 milionë lekë në 24 muaj në qarkun e Shkodrës. 10 qendra shëndetësore dhe ambulanca i janë nënshtruar rehabilitimit të plotë në këtë qark.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit