Qeni ngec në shkëmb, vajza nga Gramshi me aftësi ndryshe bëhet shkak për shpëtimin e tij! Zjarrfikësit: Surprizë e madhe

Zjarrfikësit gjithmonë janë quajtur si njerëzit e palodhur që punojnë për të shpëtuar jetë njerëzish. Por ata fare mirë mund të quhen si heronjtë e realitetit, kjo falë gjesteve që bëjnë për t;u ardhur në ndihmë çdo gjallese. Pikërisht kështu ka ndodhur në qytetin e Gramshit pak ditë më parë, ku djemtë e zjarrfikëses shpëtuan një qen i cili kishte ngecur në një shkëmb dhe nuk dilte dot nga aty.

Ajo që është edhe më e mrekullueshme është se zjarrfikësit janë njoftuar nga një vajzë me aftësi ndryshe e cila kishte banesën pranë shkëmbit ku kishte rënë qeni. Vajza, Fjona Baçi dhe banon në periferi të qytetit në lagjen Koça, ajo është  mjaft e lidhur më familjen, dhe familja bën gjithçka për të. Fjona e kishte pikasur prej ditësh qenin dhe sa herë që ai lehte pasi nuk mund të lëvizte, Fjona qante. Fjona bëhej ke e më keq dhe në këtë situatë familjarët ngaqë nuk kishin mundësi që të nxirrnin vetë qenin nga aty ku kishte rënë njoftuan zjarrfikësit e Gramshit.  

 

 “Sapo mësuam këtë lajm, menjëherë organizuam punën për të shpëtuar qenin, por mbi të gjitha për të plotësuar dëshirën e Fjonës”, shprehet Ilir Llapushi, shef i repartit zjarrfikës në këtë qytet.

Operacioni nuk ishte dhe aq i lehtë pasi qeni ishte në një masiv shkëmbor dhe lartësia ishte tepër e madhe. Megjithatë pas shumë përpjekjesh e kanë nxjerrë atë prej andej. Pas marrjes së këtij lajmi edhe Fjona është gëzuar pa masë. Sipas policisë së Gramshit, Fjona u mundua tua shpërblejë zjarrfikësve duke u dhuruar një tufë me lule.

“Ishte një nga surprizat më të mëdha të jetës sime”, shprehet shefi repartit Ilir Llapushi.

Ndërkohë zjarrfikësit e Gramshit kanë shpërndarë edhe një video ku shikohet qeni i cili ushqehet pas disa ditësh që kur kishte ngecur në shkëmb.

Momenti kur qeni ushqehet pas 7 ditësh i pangrënë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 25/01/2020 23:23

    Mire kishte me ken ne ate shkemb te kishte ngec Birisha

    Përgjigju
    • Loran: 26/01/2020 14:10

      O vicidoli mso te shkruash o koqe kanari o kokrra e kafshes o injorant

  • Mili: 25/01/2020 17:34

    Kur do shqiptari tregon heroizma të paparë , bravo!

    Përgjigju
  • Kafsha: 25/01/2020 17:32

    Bravo!❤️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum