'Qetësi dhe mrekulli'| Turistët mahniten nga Divjaka: Perlë e Shqipërisë

Parku kombëtar i Divjakës është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas por edhe ata të huaj. Në këtë zonë muajt e verës kanë shënuar fluks turistësh nga të gjitha vendet e botës. Ata jo vetëm vijnë të kalojnë pushimet e tyre në Divjakë, por sjellin dhe marrin traditat. Turistët shprehen se janë të mahnitur nga kjo perlë e Shqipërisë.

"Jemi nga Hungaria, Budapesti, jemi prej tre ditësh në Shqipëri, është një shtet shumë i veçantë dhe i mrekullueshëm. Një natë do të rrimë në Divjakë, këtu është një vend shumë i bukur dhe i qetë. Jemi të mahnitur. Është një perlë e Shqipërisë. Këtu ka shumë shpendë të bukur, njëri prej tyre është pelikani . Është me të vërtetë shumë bukur dhe shumë qetë këtu" tha disa prej tyre.

Parku Kombëtar i Divjakës, i njohur për Pelikanin Kaçurrel, pyllin me pishe, plazhin, Laguna me burimet e saj të peshkimit, e shumë atraksione të tjera, ofron një ambient unik për pushuesit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LONI: 07/08/2019 16:41

    TE RUHET DIVJAKA SIC ESHTE ASNJE NDERTIM TE MOS LEJOHET,,,TURISTET KETE DUAN NJE NATYRE TE PAPREKUR E TE VIRGJER,,..//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK