Qetësohet Colella, gjashtë rikthime te Partizani

Qetësohet Colella, gjashtë rikthime te Partizani

Partizani në stërvitje

Superliga do zhvillojë në fundjavë javën e 27-të. Partizani kryesues udhëton për në Durrës, aty ku të shtunë në 18:00 i pret Teuta në "Niko Dovana". Për transfertën delikate, trajneri Giovanni Colella ka marrë lajme të mira, teksa janë rikthyer gjashtë futbollistë.

Të impenjuar me kombëtaren, Andi Hadroj, Marcelino Preka dhe Paulo Buxhelaj janë vendosur në dispozicion të stafit të kuq. Lajm i mirë edhe nga infermieria. Telushi, Maguette dhe Menich kanë lënë pas problemet me dëmtimet, teksa janë gati për të luajtur në Durrës. E vetmja mungesë është ajo e Massanga Matondo, me 23-vjeçarin që është në grumbullim me kombëtaren e Kongos dhe pritet të kthehet në ekip.

Të kuqtë me 44 pikë mbajnë vendin e parë për shkak të ndeshjeve direkte kundër Tiranës, teksa edhe bardheblutë kanë po kaq pikë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë në 2022 në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramiz Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë në 2022 në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramiz Micit