Qeveri të përbashkët me Bashën? Rama nuk përjashton asgjë: Jam i gatshëm për çdo projekt, por kam 1 kusht

Pasi ka bërë publik emrat e qeverisë së re kryeministri Edi Rama i pyetur për qeveri të përbashkët me kreun e PD Lulzim Basha, u shpreh se është i gatshëm për çdo projekt për çështje të interesit kombëtar, por nënvizoi se ka një kusht.

Në opinion Rama tha se do t’i drejtohet me një kundërofertë PD-së nëse opozita është gati që të “mos e shajë më Shqipërinë në anglisht”.

“Sikur PD të thotë ne jemi gati që anglisht mos e shajmë më Shqipërinë, do më jepte motivimin që së bashku me të tjerët t’i ktheheshim me një kundërofertë të fuqishme. Sikur të na japin fjalën solemnisht që nuk do e shajmë më Shqipërinë në anglisht”, tha Rama.

Kur u pyet nëse kjo ofertë shkon deri në qeveri të përbashkët Rama tha se është i gatshëm dhe i hapur që të presë çdo lloj projekti politik për të ardhmen e vendit.  

“Jam i gatshëm të pres çdo lloj projekti politik për të ardhmen e vendit. Ne e kemi bërë kur kemi qenë në opozita, ia kemi dhënë qeverisë dhe se mori parasysh. Jam i hapur dhe i gatshëm", nënvizoi kryeminstrit.

Qeveria Rama 3 do të betohet tek presidenti Meta i shkarkuar nga Kuvendi por ende në detyrë pasi gjykata kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim përfundintar. Pavarësisht kësaj Rama tha se rrugët e Metës dhe të PS janë të ndara përgjithmonë. Kryeministri gjithashtu tha se shpenzimet për refugjatët afganë në Shqipëri do të paguhen nga SHBA dhe se vendi ynë do të krijojë lehtësira për ata që duan të punësohen në vendin tonë.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Ne jemi një nga partitë politike në këtë pjesë të globit që kemi marrë më shumë vota dhe kemi marrë përgjegjësinë të qeverisim këtë vend.

Opozita është e mirëseardhur dhe jam shumë i gatshëm që të ndërtojmë një klimë të re politike dhe të përpiqemi së bashku që të mos i përcjellim shqiptarëve sa herë që hapin televizorin dhe dëgjojnë për politikë, gjithë atë energji negative si rezultat i një politike që është 90% luftë personale dhe 10% debat për çështje.

Gazetari: Për shembull zgjedhjet  lokale. Pushteti lokal monist dhe disa pushtetarë lokalë që janë të emëruar, pavarësisht vendimit të gjykatës Kushtetuese, jeni të gatshëm që t’i ribëni zgjedhjeve që t’i jepni legjitimitet.

Edi Rama: Pushtetin lokal nuk e kemi marrë 100%, na e lanë në dorë. Çdo gjë është e mundur aty ku ka vullnet.

Gazetari: Përfshirë dhe zgjedhjet lokale se ky është lajm?

Edi Rama: Ti do lajmet për nesër, por nuk ta jap në këtë formë. Për çfarë arsye duhet ta bëjmë ne një gjë të tillë nëse një gjë e tillë nuk është pjesë e një vizioni, dhe një pune të përbashkët jo për t’u bërë njësh, por për cilat gjëra mund të jemi bashkë që janë me interes kombëtar dhe ka gjëra për të cilat mund të jemi bashkë me interes kombëtar.

Gazetari: Mund të shkohet në një qeveri të përbashkët?

Edi Rama: Sikur PD të thotë ne jemi gati që anglisht mos e shajmë më Shqipërinë, do më jepte motivimin që së bashku me të tjerët t’i ktheheshim me një kundërofertë të fuqishme. Sikur të na japin fjalën solemnisht që nuk do e shajmë më Shqipërinë në anglisht.

Gazetarja: Cila është kundëroferta?

Gazetari: Shkon deri në qeveri të përbashkët?

Edi Rama: Nuk na e kanë bërë këtë. Kur ata të thonë që jemi gati të mos e shajmë Shqipërinë në anglisht, do jetë një kontribut i madh për Shqipërinë.

Gazetari: A shkon deri në qeveri të përbashkët?

Edi Rama: Çfarë qeverie të përbashkët, me kë?

Gazetari: Nëse opozita mund të ishte e gatshme e shihni të vlefshme ta ftoni për qeveri të përbashkët, qoftë dhe me qeveri pilot për dy vjet apo..?

Edi Rama: Nuk i shkoj pyetjeve tek e tek. Jam i gatshëm të pres çdo lloj projekti politik për të ardhmen e vendit. Ne e kemi bërë kur kemi qenë në opozita, ia kemi dhënë qeverisë dhe se mori parasysh. Jam i hapur dhe i gatshëm. Mendoj se edhe reforma territoriale, edhe pse opinionet i kemi të kundërta mund të ulemi dhe të diskutojmë dhe të ballafaqojmë arsyet pse i kemi mendimet e kundërta.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 03/09/2021 05:58

    A ti ke ik per shel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve