Qeveria britanike jep miratimin, tjetër lajm pozitiv për rikthimin e Premier League

Qeveria britanike jep miratimin, tjetër lajm pozitiv për rikthimin e Premier League

Të dielën qeveria britanike njoftoi për fazën tjetër të rihapjes për shkak të koronavirusit ku u fol edhe për rifillimin e sporteve. Konkretisht për futbollin është dhënë ‘ok’ për të kaluar në fazën e dytë të projektit ‘Restart’, që parashikon me hapa këtë çështje.

Aktualisht futbollistët në Angli lejohen të stërviten deri në grupe me 5 lojtarë, por pas këtij vendimi do të lejohen me 12. Pavarësisht këtij hapi të qeverisë vetë klubet do të votojnë të martën  nëse do të kalojnë në këtë fazë apo jo.

Në vendimet e qeverisë thuhet se do të ndiqet me këshëri nga oficerët e sigurisë së COVID-19 nëse klubet dhe futbollistët i zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes. Edhe pse futbollistët do të lejohen të stërviten në grupe me 12 vetë, duhet të shmangin kontaktin fizik.

Sakaq këtë javë do të vendoset përfundimisht nëse kampionatet e futbollit në Angli do të nisin apo jo.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat