'Qeveria dështoi me rindërtimin'! Margariti në 'Repolitix'-opozitës: E thjeshtë të bësh kritika nga karrigia, s'i pamë gjëkundi kur strehonim qytetarët pas tërmetit

Një vit pas tërmeti tragjik të 26 nëntorit, opozita e ka cilësuar procesin e rindërtimit si një proces të dështuar, por për Ministren e Kulturës, Elva Margariti këto kritika dhe akuza janë të lehta të vijnë nga persona që flasin nga karriget e tyre dhe se në asnjë moment nuk u panë në ambientet ku u strehuan qytetarët pas tragjedisë. Në emisionin "Repolitix", Margariti tha se shifrat dhe rezultati flasin vetë se rindërtimi është i prekshëm për shumë qytetarë.

"Duma përmendi ditët e para të tërmetit si ditët më të errëta. Nuk e kam ndeshur në asnjë prej ambienteve që u strehuan qytetarët e prekur nga tërmeti. Sot është e thjeshtë që opozita të bëj kritika nga poltroni i tyre, por mund të jepnin kontributin e tyre. Shifrat flasin vetë, kemi mbi 2500 banesa individuale dhe 4800 banesa kolektive që po ndërtohen. Mendoj që është e turpshme që sot ai model që tashmë është ngritur dhe tregon frytet e veta, ato janë të gjitha shifra konkrete, të prekshme. Vetëm në zonën e Durrësit mund të shohim të gjithë rezultatet e kësaj pune. Rindërtimi është një nga shumë hapat pozitivë që ka bërë kjo qeveri", tha Margariti.

Ministrja e Kulturës Elva Margari tha se procesi i rindërtimi është një proces i gjatë, dinamik dhe se po ecën me ritme të mira edhe pse pandemia solli disa vonesa në kantieret e ndërtimit. Margariti tha se deri tani janë ndërtuar 10 objekte arsimore dhe mbi 27 mijë familjeve u janë dhënë granatet e rikonstruksionit të banesave të tyre që kanë pasur dëme të lehta.

"Ka qenë një vit i gjatë, i lodhshëm, por edhe i suksesshëm për ato që kemi arritur të marrim dhe realizojmë në një skuadër siç u angazhua qeveria dhe sot shikojmë rezultatet e para të një programi vizionar të nisur që në orët e para pas tragjedisë. Sot janë apartamente, banesa individuale dhe kemi një numër të atyre familjeve që po përfitojnë të gjitha grantet e rikonstruksionit të banesave dhe ky është një proces sa i gjatë dhe dinamik. Janë 5100 banesa  individuale dhe shume prej tyre kane filluar në rrethinat e Tiranës , në Kavajë. banesat kolektive kalojnë në programe të ndryshme, janë mbi 27 mijë familje që po përfitojnë grantet për ato banesa që kanë pasur vetëm nevojë për rikonstruksion. Pandemia solli disa vonesa në kantieret e ndërtimit, por në atë moment kemi arritur që të përfundojnë disa procese të domosdoshme në letra me partnerët që na janë bashkuar në këtë proces. Objektet arsimore kanë përfunduar 10 të tillë, dhe kemi premtuar që më 26 nëntor fëmijët të kishin shkolla të reja. në Tiranë kemi një sërë objektesh që kanë kaluar në rikonstruksion edhe në bashkinë në Durrës ka 510 ndërtesa që janë darë në lote dhe ka nisur punimi tek disa prej tyre", tha Margariti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Tërmeti i 26 nëntorit, Margariti: Nëse Rama del në opozitë cënohet procesi i rindërtimit, do vonohej pafund

Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh e bindur se vetëm PS është në gjendje të çojë deri në fund procesin e rindërtimit të banesave dhe godinave të dëmtuara nga tërmeti i 1 viti më parë.

E ftuar në emisionin Repolitix, ajo deklaroi se nëse Rama del në opozitë, ky proces do të rrezikohet dhe do të vonohej pafund.

"Patjetër që rrezikohet nëse nuk do të vazhdohet të jetë e njëjta skuadër. Dua të them që nga kryeministri Rama deri tek çdo punëtor i thjeshtë. Nëse kjo çështje merret nga persona që thjeshtë duan të ndërhyjnë në këtë mekanizëm atëherë ky proces rrezikohet. Ne kemi shumë institucione arsimore të cilat vetëm kalimi i një skuadre në tjetër unë e shoh si një proces të padomosdoshëm. Rindërtimi mund të bëhet vetëm nga një ekip me vizion largpamës.  Jo më larg se sot, Rama ka firmosur një bashkëpunim për 2000 banesa në zonën e Spitallës. Kemi një fond për 2021, një pjesë e tyre janë nga buxheti i brendshëm dhe një pjesë nga donacionet. Hapi i parë që ndërmorëm ka qenë hartimi i projekteve për emergjencën. Ne më pas nënshkruam me komunitetin europian për shumën prej 40 mln eurosh. Këto mund të mos jenë lëvruar në terren. Të flasësh sot për të gjithë donacionet që janë përthithur, janë ende në proces dhe nuk mund t'i llogarisësh" - u shpreh ministrja.

Margariti u shpreh se ka shumë familje të cilët ende jetojnë në çadër, ku shumica janë në zona rurale. Ajo thotë se shumë prej tyre refuzojnë të lënë tokën e tyre.

"Ka familje të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në çadra pasi nuk duan të largohen nga ata. Këtyre personave u është ofruar bonusi i qirasë. Ky mekanizëm është përqafuar nga shumë qytetarë. Këto persona do vazhdojnë të qëndrojnë brenda gjësë së gjallë. Ne kemi ndeshur rezistencë nga shumë qytetarë që nuk duan të largohen nga tokat e tyre. Familjet kanë marrët grantin e rikonstruksionit, teksa shumë janë kthyer në banesat e tyre. Në zonat urbane kemi lagje të tëra që do të ndërtohen" - tha Margariti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi