Shqipëria dhe Kosova mblidhen në tryezën e rrumbullakët, Braçe: Puna jonë është në 4 fusha të mëdha

Ditën e sotme grupet koordinuese të qeverisë së Shqipërisë dhe e Kosovës janë takuar në sallën ovale të pallatit të Kongreseve në Tiranë në një mbledhje të përbashkët.

Takimi i sotëm pason atë të 26 Nëntorit të vitit 2018 dhe në mbledhjen e somte pritet të diskutohet pikërisht me marrëveshjet e nënshkruara në atë takim. Ky nuk ka qënë në nivel kryeministror, por është drejtuar nga Kordinatori i dy qeverive, Fatmir Limaj dhe zv.kryeministri, Erion Braçe. Nën cilësinë Kodrinatorit të dy qeverive Limaj tha se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të realizohen marrëveshjet e bëra në takimin e Pejës.

"Ajo që them me kënaqësi është se nga 4 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive në Pej ka patur progres. Duhet të dimë ku jemi me katër marrveshjet e nënshkruara. Qershori duhet të jetë afati i fundit i fillimit të marrveshjeve në Pejë. Në këtë aspekt shpresoj që kolegët tanë ministra sot do të njoftojnë për hapat dhe shakllën e 4 marrëveshjeve. Më pas ne të raportojmë tek kryeministri i Shqipërisë dhe kryeministri i Kosovës për të eleminuar pengesat. Duhet ti japim peshën e duhur dhe të bëjmë një rishikim çafrë kemi bërë deri më tani", ka thënë ai.

Ndërkohë zv.kryeministri Braçe ka kujtuar se kanë kaluar 5 vite nga mbledhja e parë e përbashkët të dy qeverive në Prizren, ku u nënshkrua dokumenti bazë i partneritetit strategjik. Ai ka thkesuar se puna mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të fokusohet në katër fusha të mëdha.

"Ne kemi kaluar nga përafrimi i legjislacionit mes dy vendeve tona dhe me BE-në, në zbatimin e qartë të marrëveshjeve të arritura. Puna jonë dhe sfidat kryesore janë në 4 fusha të mëdha: tregu, shërbimet dhe lëvizshmëria, siguria, kultura dhe diaspora dhe aksioni diplomatik dhe bashkëpunimi politik. Me Kosovën po punojmë fortë për krijimin e ekonomisë së përbashkët në rajon, për tregëtin dhe lëvizjen e njërëzve. Pas  më se një viti përpjekje nënshkruam roaming me Kosovën dhe me datën 1 korrik të këtij viti do të ketë efekte rale të tarifave telefonike" tha numri dy i qeverisë shqiptare.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet