Keni vështirësi nga koronavirusi? Qeveria firmos vendimin, ja kush përfiton nga shtyrja e kredisë

Keni vështirësi nga koronavirusi? Qeveria firmos vendimin, ja kush përfiton nga shtyrja e kredisë

TIRANE-Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë firmosur vendimin për lehtësimin e kësteve të kredive (riskedulim dhe jo falje) për të gjithë bizneset dhe individët që janë prekur nga situata e koronavirusit. Por si do të bëhet përzgjedhja e atyre që janë prekur, cilat janë kriteret? Në vendim theksohet se kredimarrësit duhet të komunikojmë me kredidhënësit duke u argumentuar arsyet mbi nevojat e tyre për shtyrjen e pagimit të kësteve.

Ndërkohë që më pas bankat do të bëjnë procesimin e kërkesës dhe do të kthejnë përgjigje brenda tre ditëve. Menjëherë pas vendimit që firmosi me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, kryeministri Edi Rama shprehet se "U tha u bë! Sapo e firmosa po ju’a çoj përpara se sa të protokollohet pas pak minutash, të gjithë atyre që kanë një biznes dhe janë në hall me bankat për shkak të luftës. Ju lutem të gjithëve miq, kini besim dhe bëni durim. I love you" mbyllet postimi i tij, i shoqëruar me dokumentin.

Dokumenti i firmosur mes kryeministrit Edi Rama dhe Guvernatorit te Bankes se Shqiperise Gent Sejko

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala: 17/03/2020 21:15

    Po ku ti gjejm leket e kredis more ,po ne mezi sa po blejm ushqimet mbaruam ore fare..

    Përgjigju
  • Edvin: 17/03/2020 21:13

    Po mire o "burre" shteti , kujtuam se i rregullove keto gjera , apo urdhrat per te na mbyt i ke direkt , ndersa per te na dhene pak fryme duhet ti argumentojme dhe te presim aprovim?? Me fal po pse disa i paska zene corona me.keq se te tjeret? Kredite ose shtyhen per te gjithe ose per asnjerin , apo te foli halja ne fillim dhe tano ta mblodhen bankat?? Ordiner me thonj paprere. Kujtuam se do rregullosh gjera ti mashtrues ordiner. Turp turp turp

    Përgjigju
  • Alb...: 17/03/2020 19:26

    Po pse, z. Kryeministër nuk i urdhëroni bankat me akt normativ siç po bëni për popullin e gjorë? Apo këto gjobat i paguan populli, kurse bankat janë të varfëra. Turp, turp, turp.

    Përgjigju
  • Journalist: 17/03/2020 19:18

    Seria e dytë e karagjozllekut me kreditë: Rama dhe Sejko "urdhërojnë" bankat të shqyrtojnë kërkesat për shtyrje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin