Qeveria me plan të ri menaxhimi në vjeshtë për situatën e COVID, pritet përkeqësim! Rakacolli: Po punojmë për të bërë edhe një fushatë vaksinimi për gripin

Autoritetet shëndetësore po bëjnë gati planin e ri të menaxhimit të situatës së COVID në stinën e vjeshtës ku pritet të ketë rritje të rasteve e përkeqësim. Deklarata u bë në Report Tv nga Kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli.

Rakacolli tha se po përfundojnë strategjinë vjeshtë-dimër dhe pranverën e ardhshme, në lidhje me survejancën dhe më pas organizimin e sistemit shëndetësor për përballimin e skenarëve të ndryshëm që mund të ndodhin së shpejti.

‘Vjeshta është sfidë sivjet, sërish do të shikojmë sesa influencon virusi, pasi akoma nuk dihet qartë se sa zgjat imunizimi qoftë ai natyral qoftë nga vaksina. Do të shikohet sa zgjat imunizimi, nëse do mund të dalin variante të tjera. Do jetë edhe ngritja e infeksioneve të tjera. Vjeshtën e kaluar mbizotëroi infeksioni i COVID nuk patëm raste gripi. Si të thuash ky virus i mbyti viruset e tjerë. Por në këtë vjeshtë mund të kemi sërish gjallërim të këtyre infeksioneve dhe jemi duke punuar edhe për të bërë një fushatë vaksinimi për gripin dhe kemi porositur edhe vaksina për gripin në mënyrë qe të përballemi me një skenar jo të këndshëm. Jemi duke përfunduar strategjinë vjeshtë-dimër dhe pranverën e ardhshme, në lidhje edhe me survejancën dhe me organizimin e sistemit shëndetësor, për përballjen e skenarëve të ndryshëm që mund të ndodhin dhe do ta lançojmë së shpejti.’- tha Rakacolli.

31 raste të reja infeksioni me COVID janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit, ndërsa fatmirësisht, sërish nuk ka pasur viktima nga virusi. Aktualisht në vendin tonë janë 254 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ku në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?

A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?