Nga ashensori në autobus, qeveria: 2 mijë lekë gjobë nëse kapesh pa maskë në ambiente të mbyllura

TIRANË-Qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Çdo person që do të kapet pa maskë në ambientet e mbyllura do të gjobitet me 2 mijë lekë. “Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit" - tha Manastirliu.

Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektorateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit. Masa e gjobës është vendosur 2 mijë lekë për çdo thyerje të rregullit. “Detyra dhe qëllimi ynë kryesor është ruajtja e shëndetit. Në funksion të këtij qëllimi, kemi miratuar edhe këtë Akt Normativ dhe për të cilin kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, mbështetur kjo dhe në rekomandimet e Qendrës Europiane te Kontrollit të Sëmundjeve, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e vërtetuar nga eksperienca e shumë vendeve. ‘Sakrifica’ që kërkohet prej jush nuk është mbyllja. Ajo çfarë kërkohet është vendosja e maskës, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të afërmit”, - tha Manastirliu.

Gjatë komunikimit për publikun, ministrja tha se po bëhet gati laboratori i dytë në QSUT për analizat për zbulimin e COVID-it. “Falë punës që nuk është ndalur për as edhe një moment gjatë kësaj periudhe, sot ne kemi më shumë se 500 shtretër të gatshëm posaçërisht për pacientët e prekur nga Covid19. Kemi rritur kapacitetet me respiratorë, monitorë dhe pajisje mjekësore të nevojshme në të gjithë sistemin spitalor. Kemi shtuar kapacitetet e testimit. Sot kemi në dispozicion 90 mijë teste dhe po hapim dhe një laborator të dytë në QSUT”, tha Manastirliu.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eda: 15/07/2020 23:46

    Shume mire qe u be e detyrueshme. Shume vone u be. Ky popull e ka te nevojshme detyrimin sepse sensibilizimi nuk vlen. Megjithese mendoj se dhe çmimet e maskave shteti duhet ti marre ne konsiderate. Shteti duhet te ushtroje me me force dhe vemendje ndikimin e tij nese planifikon qe te dalim nga kjo situate sa tragjike aq dhe stresuese per te gjithe

    Përgjigju
  • Genti: 15/07/2020 16:42

    Ne gjith europen maskat nga muaji Prill ti jep shteti falas, dje edhe Kosova miratoj nje buxhet 2-3 milion euro per maska falas per qytetaret, Po Manastirliu pse nuk ja siguron falas shqiptareve maskat, pensionistet nuk kane mundesi te blejne çdo dite 1500lek nje maske.

    Përgjigju
    • Shqip: 15/07/2020 17:50

      Rendesi ka qe deputetet i blejne me leket tona, si fukarenj e obez qe jane. Presim autoritetet tatimore per hapat qe do te marrin kur te rritet cmendurisht cmimi i maskave.

  • Loran: 15/07/2020 15:20

    Ktu shteti ka ren diskot jan plot distancim nuk ka tani daline na tregojn prralla me maska ,o shtet leshi

    Përgjigju
    • Zani: 15/07/2020 16:25

      Ishte me mire kur ishte baba ne pushtet e Loran?Pse si thu babes ti jap nje dore mjekve si anestezist qe eshte? Apo ju te familjes tuaj jepni vetem mend?

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare