Rriten pagat për 3559 punonjësit e policisë së burgjeve! Mbulohen udhëtimet, qiraja dhe ushqimi për gardianët e qelive! Gjonaj: Krenare për premtimin e mbajtur

TIRANW- 3559 punonjës të Policisë së Burgjeve do të përfitojnë rritje page, pagesë qiraje në rast të largësisë mbi 36 km nga banesa për efekt të punës, shpenzimet e uddëtimit si dhe ushqim të paguar.

Është ky vendimi i qeverisë shqiptare marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure zbardhur nga Report Tv. Nga 3000 lekë deri në 36 km distancë e deri në 15.000 lekë kompension për transport do të përfitojnë punonjësit e Policisë së Burgjeve për efekt udhëtimi në vrndin e punës në largësi me vendbanimin.

Ndërkohë është përcaktuar në këtë vendim edhe pagesa me 1 % shtesë page deri në 25 vite vjetërsi pune për çdo efektiv që shërben për sigurinë dhe rendin në Policinë e Burgjeve si dhe njehsimi i gradave për efekt page.

Kjo rritje pritet të sjellë në buxhetin e shtetit një faturë prej 42.3 milionë lekë për pagën bazë për gradë, 180 milionë për pagën bazë shtuar rritja për gradë dhe vjetërsi për çdo vit si dhe 120 milionë lekë për shtesë për natyrën e veçantë të punës.

Ndërkohë pagesa e qirasë, kostove të udhëtimit dhe ushqimi pritet të kenë një faturë prej 20.8 milion lekë për buxhetin e shtetit që shkojnë në favor të 3559 punonjësit e Policisë së Burgjeve.

Për këtë vendim të qeverisë shqiptare ka reaguar edhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj e cila shprehet se “Krenare që arrijmë një rezultat të tillë në të mirë të punonjësve të sistemit penitenciar shqiptar. Falenderoj të gjithë kolegët ministra për mbështetjen dhe Kryeministrin Edi Rama që bëmë realitet atë qe kishim premtuar”.

Mesatarisht pagat e policisë së burgjeve për gradat e thjeshtë variojnë nga 40-45.000 lekë dhe gradat e larta nga 70-85.000 lekë.

Me këtë rritje përfshi edhe vjetërsinë ndër vite të pamarrë para vitit 2008 trupa policore do të përfitojë nga 3000 deri në 12.000 lekë rritje page përfshi në këtë rritje edhe pagesën për herë të parë të ushqimit të munguar në më shumë se një dekadë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meni: 25/11/2020 15:41

    Nuk po flas për atë burrin e madh, por ju znj.ministre jeni një grua sokolesh. Të uroj dhe katër vjet të tjera ministre të drejtësis.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale