Qeveria miraton shpronësimet për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë

Qeveria miraton shpronësimet për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë

Kryeministria

Përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e djeshme Qeveria ka miratuar shpronësimin e tokave ku do të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë. Me këtë vendim lejohet vendimi me procedurën e ndërtimit të varrezave të ushtarëve të rënë në luftën italo-greke, në vitet 1940-1941.

Kjo VKM vjen në mbështetje të marrëveshjes së bashkëpunimit me Greqinë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, marrëveshje e ratifikuar në Kuvend.

Në vendim thuhet se shpronësimi të bëhet në favor të Ministrisë së Mbrojtjes.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej rreth 733 mijë lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën 50 mijë lekë do të përballohen nga Ministria e Mbrojtjes.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 26/12/2020 12:27

    sidoqe te jete ,se cilat varre rrine ne shqiperi,vendos shqiperia dhe jo greqia.edhe pse italianet erdhen ,eshtrat e tyre i moren.nuk kerkuan varre ne territorin shqiptar.po keshtu dhe gjermanet.per varret engleze vendosen vete qeverrite e pas 1990 dhe nje permendore perkujtimore.por askush ,vec grekut dhe salinjve shqiptare nuk ngriten varreza greke ne vend te piramidave te kufirit.i ke pare gje ato te kelcyres?ne vijen qe pretendohet nga vorio epiri.kjo eshte e pafaleshme per ne shqiptaret.ngreme varreza greke ne toke shqiptare dhe nuk hapim gojen per varrezat shqiptare te cameve te masakruar ne token shqiptare te veriut te greqise se sotme.edhe ate memorial e kemi ngritur atje ku eshte vendosur thana nga greku.edhe me fe,me zakon,a veri emrin si te duash ,dheu eshte i lehte ne vendin ame,jo ne dhe te huaj.ndaj nese duam ti respektojme ,te kerkojme ate qe eshte me e mire per ta.

    Përgjigju
  • Iris: 26/12/2020 01:00

    /KASEM/,ju keni te drejte por fatkeqesisht shteti e ka gojen te zene me /fudge/,pse?Sepse pervec italianeve,asnje shtet i huaj qe ka sjelle njerez te armatosur ketu,pavarsisht qellimeve,miqesore,ose armiqesore nuk i ka terhequr te vraret e vet.Greku ngrihet e thote,perderisa mban varret e anglezeve,francezeve,apo gjermaneve,perse te mos jene dhe ato greke,aq me teper sic thoni ju ,qe po perdoren si piramida kufitare.Personalisht mendoj qe duhet t'i respektojme te gjithe njelloj,por ama varrezat greke duhet te mblidhen te gjitha ne nje vend(nuk e di ne se edhe te huajt e tjere jane mbledhur ne nje vend,simbas kombesise),por kjo do ishte menyra me e mire,dhe njekohesisht, do ishte mire ne toka djerre ,pa pronar.Une te kisha toke dhe shteti te me ofronte shperblim,per ta bere varreza per greket,nuk do pranoja edhe sikur te me ofronte gjithe boten,do t'i hidhja ne gjyq.

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 25/12/2020 20:50

    nuk ka asnje detyrim shqiperia te leshoje terrene per varrezat e ushtareve greke.aq me teper qe keto varreza nga shteti dhe kleri grek,nga organizata terroriste antishqiptare qe financohen nga shteti grek,po perdoren si piramida kufiri.eshtrat e ushtareve greke ,si te gjithe te huajve te vrare ne shqiperi,duhet te terhiqen dhe te varrosen ne territorin e shtetit grek.a e di qeverria shqiptare cili eshte territori i shtetit grek?nese jo ,le ti beje pyetje qeverise greke.mbase ata e dine me mire.por,brenda kufijve te 1913,asnje varr grek nuk duhet te ndertohet ne territorin e RSH.Ky eshte prelud i tradhetise kombetare.

    Përgjigju
    • Iliria: 27/12/2020 22:41

      Shqiperia vetem terren po leshon Politika shqiptare eshte e shitur plotesisht te gjith keta bastard veprojn sikur e kane pronen e tyre nuk eshte rastesi qe shqiperia po zvogelohet

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës