E plotë/ 3 nismat e reja anti-krim, policia përgjime pa vendim prokurori, neni i ri në Kodin Penal që godet mafien (DOKUMENTI)

Maxhoranca socialiste do të miratojë me procedurë urgjente tre nisma të reja ligjore, të cilat parashikojnë harmonizimin e legjislacionit, për zbatimin me sa më efikasitet të aktit special normativ të qeverisë, për goditjen e njerëzve të krimit, përmes bllokimit të pasurive, izolimit fizik dhe sanksioneve ekonomike. Nisma e parë ndryshon Kodin Penal, duke shtuar një vepër të re penale, atë të përdorimit nga njerëzit e krimit të pasurive që u janë konfiskuar. Kushdo që mban apo përdor pasuritë e sekuestruar, në mënyrë të pajustifikuar, do të dënohet nga tre deri në shtatë vjet burg. Me sa duket, qeveria dhe parlamenti kërkojnë të adresojnë një problematikë, kur kokat e trafiqeve dhe krimit, përdorin sërish pasuritë që u janë konfiskuar.

Nisma e dytë ndryshon ligjin për Policinë e Shtetit, duke përfshirë Komitetin Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar, i cili bashkë me Operacionin Forca e Ligjit janë ngarkuar për zbatimin e ligjit anti-krim. Nisma ndryshon edhe nenin 131 të ligjit në fuqi për policinë, duke i dhënë kompetencë policisë përgjimin dhe survejimin pa vendim të prokurorit, në kuadër të masave të veçanta anti-krim. Konkretisht, gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese, policia përgjon bisedar e personave në ambiente publike si dhe në mjete të transportit publik; përgjon bisedat telefonike, mbikëqyr në mënyrë të fshehtë personat e dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale si dhe përdor pajisje teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes. 

Përdorimi i këtyre masave të veçanta, bëhet me vendim të miratuar nga titullarët e strukturave të policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore. Rregullat dhe procedurat që zbatohen për përdorimin e masave do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe kreut të SPAK-ut. Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i SPAK-ut, mund të kontrollojnë, në çdo kohë, zbatimin e rregullave dhe të procedurave të parashikuara në udhëzimin për masat e posaçme. 

Nisma e tretë ndryshon ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, i miratuar vetëm disa javë më parë. Nisma parashikon zbatimin e këtij ligji edhe pasuritë e sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit, ku Agjencia do të menaxhojë edhe këto pasuri të sekuestruara. Gjithashtu, Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar do të mbikëqyrë veprimtarinë e agjencisë së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara si dhe vendos për destinacionin e pasurive të krimit. Sa i takon përfundimit të pasurive të konfiskuar, me marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata për konfiskim, pasuritë kalojnë në pronësi të shtetit.

( Kliko këtu ) Ndryshimet në kodin penal

( Kliko këtu ) Ndryshimet për ligjin në policinë e shtetit

( Kliko këtu ) Ndryshimet te pr-ligji për pasuritë e konfiskuara

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet