Qeveria suedeze 'dorë të lirë' koronavirusit, gazetari rrëfen për Report Tv: 7 të vdekur dhe asnjë masë

Në një lidhje skype nga Suedia, në edicionin e lajmeve në Report Tv gazetari Ervin Dushi rrëfen situatën aktuale të krijuar nga Covid 19 në Suedi. Deri në këto momente, gjendja në Suedi paraqitet serioze pasi  janë rreth 1059  persona të prekur nga covid 19, dhe numërohen 7 viktima, ku vetëm ditën e sotme humbën jetën 4 prej tyre. Ai shprehet se pavarësisht situatës, qeveria suedeze është larg masave të marra nga shtetet fqinje për parandalimin e virusit. "Deri tani, masa e vetme që ka marrë  qeveria është ndalimi i fluturimeve jashtë kufijve të atyre që nisen për pushime, por ndërkohë është i lejuar për ata që fluturojnë për arsye pune apo kthimi në atdhe. Ndërkohë janë të hapura, baret, restorantet, marketet etj. Ndërsa për sa i përket emigrantëve shqiptarë, deri në këto momente nuk kemi një raportim zyrtar të  ndonjë shtetasi shqiptar të prekur nga koronavirusi. Populli, ka pak panik pasi para ca ditësh ata u dyndën të gjithë drejtë supermarketeve duke i boshatisur ato", përfundon Dushi për report tv.


Lajmi kryesor:

Gjermania në prag karantine, gazetarja Bonollari: Populli s'i mori seriozisht masat, qeveria ndihmë edhe privatit


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale