Qeveria u plotësoi kërkesat në dhjetor/ Studentët rikthehen në auditore, shuhet protesta

TIRANË- Një grup shumë i vogël studentësh protestuan sot para Kryeministrisë, ndërkohë që masa e gjerë e studentëve i janë rikthyer mësimit. Shqiptarja.com mëson se mësimi ka rinisur tek Universiteti Mjekësor, tek Universiteti Politeknik dhe tek Inxhinieria e Ndërtimit. Protesta e studentëve ka dështuar edhe në rrethe, pasi nuk ka patur organizim në qytetet kryesore ku në ditët e mëparshme është organizuar protestë. Në disa prej Fakulteteve ditën e sotme janë paraqitur studentë që nuk janë futur në mësim, si në Universitetin Bujqësor ku disa studentë i kanë vënë kycin derës, si dhe tek Gjuhët e Huaja dhe tek Shkencat Sociale. Grupi i studentëve protestuesë ka marshuar për disa minuta nga Universtiteti Politeknik tek Ambasada Amerikane dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, duke shënuar sot edhe shuarjen e protestës, megjithëse dje u paralajmërua një pjesëmarrje masive.  Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, që ka sqaruar lajmin e rremë, (Lexo këtu), që qarkulloi në media se studentët duhet të paguajnë tarifat e plota të studimit. Rama tha se e gjitha është një dezinformim. (Lexo këtu).  Për këtë lajm reagoi edhe rektori i UPT, Andrea Maliqari që tha se nuk ka dalë asnjë shkresë nga ky fakultet. (Lexo këtu). 

Studentët protestuan ditën e djeshme dhe shtuan pikën e 9-të në kërkesat e tyre, që është shfuqizimi i Ligjit të Arsimit të Lartë. Ata kërkuan edhe rritjen e buxhetit të Arsimit në 5% të GDP-së, pikë e cila nuk u plotësua nga qeveria për shkak të pamundësisë ekonomike dhe financiare. Në mbledhjen e qeverisë në prag të fundvitit ekzekutivi miratoi 12 vendime që nga heqja e tarifës së studimeve për studentët në nevojë dhe ekselentët, përgjysmimin për të gjithë studentët e tjerë, bursë shtetërore deri në 100 mijë lekë të vjetra çdo muaj, investimin e 27 mln euro në konvikte si dhe nisjen e punës për kartën e studentit sipas një modeli konkret nga një vend i Bashkimit Europian (Lexo këtu: Dokumenti i plotë i Paktit për Universitetin).  Asnjë nga protagonistët e protestës nuk ka komentuar deri tani në detaje Paktin për Universitetin të miratuar nga Qeveria, ndërsa Partia Demokratike dhe LSI-ja e kanë injoruar duken tentuar tani të marrin drejtimin e protestës studentore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
Një grup studentësh vijojnë protestën, marshojnë drejt Universitetit Politeknik të Tiranës (FOTO)

Një grup studentësh që nuk iu janë bashkuar sot auditoreve dhe orëve të leksioneve, po marshojnë drejt Universitetit Politeknik të Tiranës. Fillimisht ata qëndruan për disa minuta përballë Ambasadës Amerikane në rrugën e Elbasanit, më pas shkuan tek Fakulteti i Ekonomisë, ndërsa aktualisht i janë drejtuar UPT-së. 

Ora 12:08
Njoftimi i rremë për pagesën e plotë të tarifave të studimit/ Rama: Dezinformim! Qeveria kalon lekët tek Universiteti brenda janarit

Kryeministri Edi Rama e quan dezinformim shkresën e rreme, (Lexo këtu), që qarkulloi paraditen e sotme në rrjetet sociale dhe portalet pranë Partisë Demokratike se studentët janë të detyruar të paguajnë tarifën e plotë të studimit brenda 28 Janarit 2019. Rama thotë se se në bashkëpunim me pengmarrësit e protestës janë edhe ata që i quan "fundërrina" të Universitetit. Rama iu bën apel studentëve të mos paguajnë më shumë se 50% të tarifave.

"Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%."-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më tej, kryeministri sqaron se është miratuar vendimi që i hap rrugë përgjysmimit të tarifave për të gjithë studentët.

"Eshtë miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t'ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit!Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë"-thotë Rama. 

Kryeministri Edi Rama i referohet kësaj shkrese të rremë e cila u bë publike ditën e sotme, dhe ku thuhet se të gjithë studentët që janë pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, duhet që t'i paguajnë tarifat e plota brenda 28 janarit.

Njoftimi i rremë për pagesën e plotë të tarifës së shkollimit ku iu kërkohet studentëve të inxhinierisë të bëjnë pagesën para 28 janarit
Ora 11:01
Studentët rikthehen në auditore, policia monitoron Fakultetet pas incidenteve me mbylljen e dyerve (FOTO)

Studentët i janë rikthyer sot auditoreve dhe orëve të leksioneve. Siç shihet edhe në fotot e shkrepura nga LSA, studentët kanë hyrë në fakultete, ndërkohë që patrullat e Policisë janë duke monitoruar situatën para hyrjes së Fakulteteve. Prania e shtuar e forcave të Policisë vjen pas incidenteve që u shënuan ditën e djeshme, ku në disa fakultete, grupe studentësh bojkotuan mësimin duke kyçur edhe dyert e futjes në këto ambiente

Ora 10:27
Disa studentë të Bujqësorin kyçin derën, Policia: Është e kundraligjshme (VIDEO)

Disa studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë kyçur sot sërish derën e hyrjes në këtë Universitet duke vijuar kështu bojkotin e mësimit. Në momentin kur studentët i kanë vënë kyçin derës, pranë tyre kanë shkuar efektivë të Policisë së Shtetit, që i kanë paralajmëruar se do të shoqërohen në Komisariat, pasi mbyllja e dyerve me dryn është e jashtëligjshme.

Siç shihet edhe në video, polici i thotë studentit: “Si e ke emrin, kartë identiteti a ke? Do të raportoj dhe do shoqërohesh, ti ke të drejtë të protestosh sa të duash e ku të duash, por jo ti vesh kyçin derës, është e kundraligjshme”. Ndërkohë që disa student thonë:“Jemi shumë, nuk e ka bërë vetëm një, e kemi bërë të gjithë”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moderni: 08/01/2019 16:26

    po po..protesta si keto duhet te jene me te shpeshta, sepse klasa drejtuese eshte e kapur nga oligarkia dhe krimi dhe 8 vjet njera pale 8 vjet tjetra vijne e rjepin pjesen tjeter te shoqerise. Shiqyr qe studentet e ngriten koken, dhe shpresoj qe protesta kunder korrupsionit te qeveritarve dhe gjyqtarve te kete me shpesh.

    Përgjigju
  • robi: 08/01/2019 10:58

    Ngushellime ngelsave per deshtimin e protestes se nxitur nga antilopa Klevis kerrici dhe Nafije dybeku, sa te vije ne pushtet Nafija ne vitin 2033 atehere gdp-ja per arsimin do shkoje 50 % dhe jo 5% sa e doni ju , provimet do hiqen fare , por vetem aheng dhe literature naziskine ne haremin veror te Jales, dhe diploma do ju vije ne shtepi me poste nga universiteti i Vitrines me rektore Kejdi dhembcakallen dhe dekan Shejzo floklyerin, e hajde mos voto pastaj per leshinedhise,,,,per 7 breza,,,

    Përgjigju
  • Kola: 08/01/2019 10:50

    Dikur nxenesit e dhjetes mesonin me qiri... sot studenteve su behet vone fare se po o iken simestri i shkolles.. brez i humbur..( te rroj partia)

    Përgjigju
    • eri: 08/01/2019 13:38

      te iken dhe viti po nuk pagove leket(qe jame sikur studion ne privat) se ste fut njeri ne provime e di kete.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë për Mario Mitaj, Lokomotiva rrit çmimin e mbrojtësit të Kombëtares

Juventusi në garë për Mario Mitaj, Lokomotiva rrit çmimin e mbrojtësit të Kombëtares