“Qielli nuk është i favorshëm, ndërsa në punë energjia nuk do të mungojë!” Parashikimi i yjeve për sot

“Qielli nuk është i favorshëm, ndërsa në punë energjia nuk do të mungojë!” Parashikimi i yjeve për sot

Dashi

21 Mars - 19 Prill

Tregohuni të kujdesshëm me çështjet financiare, pasi gjatë kësaj periudhe keni pasur shpenzime të tepërta. Në sferën sentimentale do të ketë diskutime dhe marrje vendimesh të rëndësishme drejt një hapi të madh. Yjet favorizojnë punën, pavarësisht një sërë sfidash për tu përballuar.

Demi

20 Prill - 20 Maj

E marta do të jetë frenetike dhe aspak e lehtë për tu menaxhuar. Mund të ketë sprova të mëdha për të përballuar, si dhe do të lodheni për të çuar përpara projektet e dëshiruara. Vetëm në ditët në vijim situata do të vijë duke u përmirësuar.

Binjakët

21 Maj - 20 Qershor

Ju pret një ditë e cila do ju vijë në ndihmë. Shumë shpejtë do të merrni kënaqësi të mëdha në punë dhe studim. Në dashuri mund të ketë një rënie të lehtë, por vetëm sepse keni vendosur që ti jepni drejtim tjetër një raporti. Kush nuk dekurajohet është i favorizuar.

Gaforrja

21 Qershor - 22 Korrik

Kjo periudhë do të shënojë rritje të ndjeshme pozitive. Do të ndiheni më të qetë se zakonisht, ndaj mundohuni që të rigjeni ekuilibrin e humbur. Në dashuri, historitë që do të lindin, pritet të jenë interesante dhe yjet ju favorizojnë.

Luani

23 Korrik - 22 Gusht

Jeni disi ngushtë, por dijeni se jeni në majën e klasifikimit sa i takon ndjenjave dhe veprimeve pozitive. Ka pasur disa ndryshime dhe nervozizëm në ajër. Jeni disi të lodhur dhe kjo për shkak se dashuria do të pësojë rënie. Zemrat e vetmuara duhet të angazhohen më shumë për të gjetur atë që duan.

Virgjëresha

23 Gusht - 22 Shtator

Nuk është e lehtë që të flisni gjatë kësaj dite. Kush po organizon diçka të rëndësishme në punë, mund të ndihet i/e lodhur. Në dashuri, ky moment do të sjellë rikuperim të ndjeshëm. Për ata që janë vetëm, takimet janë mjaft të favorizuara. Çiftet do të ndjehen sërish të unifikuar, pas një periudhe rënie.

Peshorja

23 Shtator - 22 Tetor

Gjatë periudhës së fundit jeni përballur me eksperienca të reja, por edhe me lodhje dhe sprovë. Por gjithsesi ja ka vlejtur që të ndiheni më të fortë. Qielli është mjaft i favorshëm për realizimin e projekteve të të rëndësishme në familje ose në punë. Edhe dashuritë e reja janë mjaft të favorshme.

Akrepi

23 Tetor - 21 Nëntor

Do të ndiheni pesimist, për shkak të rrethanave me të cilat po përballeni. Por situata mund të ndryshojë me kalimin e orëve, ku sidomos në punë dhe dashuri do të keni mundësi të shumta.

Shigjetari

22 Nëntor - 21 Dhjetor

Ka pasur ngadalësime gjatë periudhës së fundit. Shumë prej jush i kanë dhënë fund një historie të mbajtur me zor prej kohësh. Në dashuri do të jeni të qëndrueshëm dhe të drejtë. E marta do të jetë një ditë rikuperimi.

Bricjapi

22 Dhjetor - 19 Janar

Qielli do të jetë mjaft interesant dhe zgjedhjet do të bëhen më të lehta. Në dashuri, historitë që ecin, do të vijojnë më së miri. Keni kaluar muaj të rëndë, por tashmë gjërat do të ndryshojnë dhe do të përjetoni emocione të reja. Nëse është dikush që ju pëlqen, bëni mirë që ti afroheni në këtë fundvit.

Ujori

20 Janar - 18 Shkurt

Raportet ndërpersonale janë mjaft të favorshme, por do të duhet kohë për të sistemuar raportet me dikë që keni kundër. Qielli nuk është i favorshëm, ndërsa në punë energia nuk do të mungojë. Në javët në vijim, do të ketë zhvillime pozitive.

Peshqit

19 Shkurt - 20 Mars

Raportet në distancë janë mjaft të privilegjuara. Megjithatë e marta do të jetë një ditë konfuze. Bëni kujdes me paratë dhe çështje ligjore. Ka disa tensione në ajër, të cilat kërkojnë zgjidhje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë