Qofte shtëpie me krem kosi nga zonja Albana

Qofte shtëpie me krem kosi

Përbërësit:

Për qoftet:

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë mesatare
  • 2 kokrra vezë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi
  • Spec djegës sipas dëshirës
  • Pak miell
  • Vaj për skuqje

Për kremin:

  • 2 kokrra vezë
  • 2 gota kos
  • 1 gotë ujë
  • 1 lgj miell
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë

Përgatitja:

Përgatisim brumin e qofteve, e lëmë të pushojë pak, më pas i skuqim lehtë dhe i vendosim në tavë. Rrahim vezët me pak miell, hedhim kosin, ujë dhe pak kripë. E përziejmë mirë masën dhe e hedhim në tavë sipër qofteve. E spërkatim me gjalpë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë derisa të mpikset kremi. Nësë dëshirojmë, po të kemi lëng mishi, miellin e kaurdisim pak, e shuajmë me lëng mishi dhe pasi të ftohet e bashkojmë me kosin dhe vezët dhe e hedhim mbi qoftet.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Finalja mes Spanjës dhe Anglisë, sipas jush kush e fiton Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Fotografoi Trumpin të gjakosur pas të shtënave, fotoreporteri: E dija që ishte moment historik, duhej dokumentuar

Fotografoi Trumpin të gjakosur pas të shtënave, fotoreporteri: E dija që ishte moment historik, duhej dokumentuar