Quajti Ballën ‘skizofren’, Petrit Vasili përjashtohet për 5 ditë nga seancat plenare të Kuvendit dhe nga mbledhjet e komisioneve

Quajti Ballën ‘skizofren’, Petrit Vasili përjashtohet për 5 ditë nga seancat plenare të Kuvendit dhe nga mbledhjet e komisioneve

Balla dhe Vasili në Kuvend

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është përjashtuar me pesë ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare të Kuvendit dhe nga mbledhjet e komisioneve të Posaçme apo të Përhershme ku bën pjesë.

Vendimi u mor nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën pas fyerjes që Vasili bëri ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-, Taulant Balla të cilit iu drejtua gjatë një debati në Kuvend duke i thënë “skizofren”.

“Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të  Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022. Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili”-thuhet në njoftim.

Ndërsa pas përplasjes mes Vasilit dhe Ballës në Kuvend, 7 deputetë të Partisë Socialiste kërkuan përjashtimin e deputetit të partisë së Lirisë me 10 ditë.

Debati mes Taulant Ballës dhe Petrit Vasilit nisi në hapjen e seancës plenare, teksa u diskutua për kohën e diskutimeve të ligjvënësve lidhur me projektligjet që pritet të miratohen seancën e sotme.

Një pjesë e debatit:

Vasili: Iu referuar nenit 28, pika tre, boll i gënjyem qytetarët se është konsumuar qëkur e keni futur me procedurë të përshpejtuar.

Balla: Lexoje, lexoje mirë aty!

Vasili: O skizofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Po ja ta lexoj, mos bëj si idiot. Kërkesa për procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të projektligjit. Nuk jemi në kërkesë për të shqyrtuar projektligjin, bëhet debati është vetëm për kohën e deputetëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
I tha Ballës ‘skizofren’, socialistët kërkojnë përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendi të Petrit Vasilit (DOKUMENTI)

 

Deputetët e Partisë Socialiste kanë dorëzuar kërkesë për përjashtimin e Petrit Vasilit për 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të debatit që zhvilloi në fillim të seancës së sotme me Taulant Ballën.

Kjo kërkesë është bërë pasi Vasili iu drejtuar Ballës me fjalët , “skizofren, idiot”. Kërkesa është firmosur nga 7 deputetët e PS-së, Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Bardeli, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi.

Një pjesë e debatit
Vasili:
 Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar.
Balla: Lexoje lexoje…
Vasili: O skizofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo…

Dokumenti i dorëzuar në Kuvend nga socialistët
Ora 11:02
Debate në Kuvend, Vasili: Mos i gënjeni qytetarët, ai nen thotë ndryshe! Balla: Lexoje! Deputeti: O skizofren

 

Me debate ka vijuar seanca plenare mes petrit Vasilit dhe Taulant Ballës për nenin 48 pika 4 që përcakton minutazhin për të folur në parlament. Vasili thotë se citimi nuk ka qenë i duhur nga Balla ndërsa e ka quajtur skizofren.

Vasili: Mos i gënjeni qytetarët. Neni 28 nuk thotë ashtu.

Balla: Lexoje, lexoje mirë.

Vasili: O skizofren, dëgjo... 48 pika 3: Kur ka dakordësi të të gjithë grupeve parlamentare bie dakord për kohën. Kjo do të thotë vendosje e njëanshme e kohës. 48 pika 3 jep gjithmonë kur ka dakordësi.

B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH