"Shëndeti"/ Si kryhet dializa, ja
këshilla për të sëmurët me veshka

"Shëndeti"/ Si kryhet dializa, ja<br />këshilla për të sëmurët me veshka
Duhet të shmangni disa lloje ushqimesh të cilat ju përkeqësojnë gjendjen si ushqimet që përmbajnë shumë kalium (potassium) dhe fosfor si: çokollata, patatina, banane, kikirikë

Veshkat shërbejnë për të pastruar gjakun dhe për të hequr lëngjet shtesë që formohen në organizëm në formën e urinës. Ata gjithashtu prodhojnë hormone të nevojshme për realizimin e disa funksioneve të rëndësishme që trupi ynë ka nevojë. 

Kur ndodh dëmtimi i veshkave, dializa është trajtimi i nevojshëm për të zëvendësuar disa nga punët e rëndësishme që realizohen nëpërmjet veshkave. Dializa është 2 llojesh: hemodializë dhe dializë peritoneale. Kështu thuhet në një studim të Qendrës Shëndetësore “Nënë Tereza”. Për llojin e dializës më të përshtatshme mund të flisni me mjekun tuaj se cila është zgjidhja më e mirë për ju.

Çfarë është hemodializa
Hemodializa është një mënyrë për të pastruar gjakun dhe për të hequr peshën e tepërt që ka fituar trupi. Hemodializa (HD) është një metodë për humbjen e peshës dhe produkteve të metabolizmit si ureja, potasiumi (K) si dhe ujit nga gjaku kur veshkat janë insufiçiente. Hemodializa është një nga tre terapitë renale zëvëndësuese, dy të tjerat janë: transplanti dhe dializa peritoneal.

Si kryhet një seancë hemodialize
Për të realizuar një seancë hemodializë nevojitet: aparati i hemodializës, i cili përmban një filtër të veçantë dhe akses vaskular i cili bën të mundur lidhjen e aparatit me trupin tonë. Makina e hemodializës pompon gjakun e pacientit dhe dializatin nëpër dializë. Makinat e sotme janë të kompjuterizuara dhe monitorojnë gjatë gjithë kohës parametrat kritikë: fluksin e gjakut dhe të dializatit, konduktivitetin e solucionit të dializatit, temperaturën, PH, flluksa të ajrit në set.

A i shëron dializa veshkat
Jo. Në disa raste, kur kemi të bëjmë me dëmtim akut të veshkave, përdorimi i dializës mund të jetë i nevojshëm deri në përmirësimin e punës së veshkave. Megjithatë kur dëmtimi i veshkave ndodh ngadalë për një kohë të gjatë, përmirësimi i tyre nuk është më i mundur, dhe trajtimi me hemodializë do të ju ndjekë gjatë gjithë jetës. Duhet të kini parasysh që dializa nuk kuron ajo vetëm trajton, është si një ilaç që duhet ta merrni përditë për tu ndier më mirë

Dializa nuk zëvendëson punën që kryenin veshkat tuaja. Ushqimet që ju hani dhe lëngjet që merrni pasi përpunohen nga trupi nuk mund të eliminohen duke bërë kështu që azotemia dhe elektrolitet në gjakun tuaj të rriten. Këto janë arsyet kryesore për tëcilat ju duhet të bëni ndryshime në dietën tuaj. Disa pacientë mendojnë se mund të hanë apo të pinë çfarë të duan sidomos gjate dializës, dhe kjo është shumë e gabuar.

Pacientët duhet të bëjnë kujdes në sasinë e lëngjeve që përdorin, duhet të kufizojnë etjen për të mos shtuar shumë në peshë midis seancave, kjo mund të realizohet nëpërmjet eliminimit ose përdorimit mjaft të pakët të kripës, nëpërmjet përdorimit, të çamçakizave pa sheqer në momentet e etjes ose të përdorimit të copave të vogla të akullit duke i mbajtur në gojë. Sasia e madhe e likideve midis seancave do të çojë, në heqjen më të madhe të lëngjeve të trupit gjatë një séance, e cila do të shkaktojë diskomfort gjatë procesit të hemodializës si dhe rritje të presionit arterial.

Disa nga ushqimet që keni përdorur deri tani duhet të kufizohen, por është e rëndësishme të ruhet një ekuilibër i drejtë midis sasisë së proteinave dhe kalorive që ju nevojiten të cilat ju këshillohen nga mjeku. Duke pasur parasysh që tashmë funksioni i veshkave ka humbur, duhet të shmangni disa lloje ushqimesh të cilat ju përkeqësojnë gjendjen si ushqimet që përmbajnë shumë kalium (potassium) dhe fosfor si: çokollata, patatina, koka-kola, banane, kikirikë.

Nëse ju do të përdorni gjatë dializës ushqime me shumë kalium duhet të paktën 5 orë për ushqimet e thata që të përthithen nga zorra dhe rreth 10 orë për ushqimet e lëngëta kështu që dializa nuk mund t’i eliminojë këto shtesa dhe ju i ri-merrni me vete këto shtesa. Duke qene se mjeku ju këshillon kufizim të ushqimeve, pacientët duhet të marrin dhe suplemente vitaminike për të mos shkuar në malnutricion (keq ushqyerje). Pacientëve zakonisht u këshillohet të marrin suplemente të kalciumit, lidhës të fosforit dhe kaliumit në rast nevoje, si dhe terapi zëvendësuese të vitaminës D, eritropoetinës e suplemente të hekurit.

Jetesa
Së bashku me familjen duhet të mësoheni dhe të programoni jetesën tuaj në bazë të ditëve të trajtimit me hemodializë. Mjeku së bashku me psikologun do t’ju ndihmojnë ju dhe familjen tuaj të organizoni mënyrën tuaj të jetesës së shkaktuar nga kjo sëmundje. Sapo të mësoheni të bashkë-jetoni me këtë mënyrë jetese, ju do të ndiheni më mirë, dhe do të realizoni disa nga aktivitetet që i keni kryer dhe më parë.

Mund të udhëtoni, por më pare duhet të informoheni, nis ka qendra dialize në vendet ku ju do të shkoni. Mund të realizoni shumë punë që i keni kryer më parë, por jo punë të rënda të cilat mund t’ju dëmtojnë shëndetin (për këtë mund të flisni me mjekun tuaj të dializës), p.sh. mund të jeni të dobishëm në punët e shtëpisë, mund të punoni në kompjuter, shitës, në ndonjë zyrë informacioni, etj.

Në këtë mënyrë do të ishit i vlefshëm për veten dhe familjen tuaj. Marrja me aktivitet të lehtë sportiv është shumë i domosdoshëm për t’u ndjerë sa më mirë. Zakonisht pacientëve u rekomandohet bërja e shëtitjeve të gjata, vrapim i lehtë ose ndonjë hobi tjetër sportive sipas këshillës së mjekut.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë