Qëllohet me armë në drejtim të godinës së Top Channel, vritet roja! Një makinë gjendet e djegur në autostradë, dyshohet e autorëve

Qëllohet me armë në drejtim të godinës së Top Channel, vritet roja! Një makinë gjendet e djegur në autostradë, dyshohet e autorëve

Të shtëna me armë në drejtim rë godinës së Top Channel më  Mëzez në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar  kanë qëlluar dhe kanë lënë fillimisjt të plagosura rojen e këtij institucioni,  i cili ka ndërruar  jetë rrugës për në spital. Ende nuk dihen gjeneralitet.

Burime bëjnë me dije se po ounohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Sherbimet e Policise kanë  ngritur pika kontrolli, po kontrollohet zona.

Një automjet është gjetur nga policia në autostradë duke u djegur, dyshohet e autorëve. 

"Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve", ka njoftuar policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 03:07
Të shtënat me armë te Top Channel, Report Tv siguron foton e mjetit të djegur të autorëve! Brenda kishte kallashin

1679879420_2CF19603A5F0462BB0CCB4569D054586.jpeg
Report Tv ka siguruar foton e mjetit të djegur të përdorur nga autorët qe qëlluan me arme në drejtim të televizionit Top Channel në Manzë. Si pasojë e të shtënave ka vdekur roja i televizonit, 60 vjeç. 
Mjeti tip Range Rover i shkrumbuar u gjet në Golem të Kavajës, në brendësi kishte një kallashnikov.

Ora 02:41
VIDEO/ 'Ça ishte kjo, kallash?!' Momenti kur Qetsori dhe Kristi tremben nga të shtënat drejt Top Channel

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar ku është qëlluar me armë drejt Top Channel dhe ka mbetur i vdekur roja Pal Kola, 60 vjeç.

Momenti kur është qëlluar me kallashnikov drejt godinës së Top Channel është kapur nga transmetimi live i programit të Big Brother.

Të shtënat me breshëri të armëve janë ndjerë edhe nga banorët ne Big Brother Vip, konkretisht Qetsori dhe Kristi të cilët janë shqetësuar nga breshëria e armës.

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 28/03/2023 07:39

    Hakmarje e gjyqeve fallco nga ortaket e tanit

    Përgjigju
  • gezimi: 27/03/2023 09:48

    O popull i marrë!!! Ku më han karoi mu për Oltën, Luisin apo dikë tjetër. Shihni ore familjet tuaja dhe mendoni për jetën dhe jo robqirat e top-channel

    Përgjigju
  • Simi: 27/03/2023 06:13

    Diten e Premte ne Dark Rojen dhe ëndrren e Tanit te Top chanal e vran vet production se bashku me dy opinistet!Etja për para mos transparenca dhepadrejtsia e çuan tv me te dashur te shqiptareve ne kyt pik!????

    Përgjigju
    • Taulant: 27/03/2023 08:34

      Pse nuk poxdhe me mire se sa leshove kete koment?! Nese ka ndodh kjo qe thua ti, ti mund te jesh nje prej autoreve ne gjendje te droguar qe s'mban mend as kur eshte prime te premte a te shtunen, por je ne gjendje te ngresh armen per te vene ne vend "padrejtesine" qe i eshte bere nje personazhi idiot dhe medioker ne Big Brother.

  • Linda: 27/03/2023 05:28

    Shume keqeardhje per vrasjen e pafajshme te rojes se kanalit.Armembajtja pa leje ne vend eshte nje problem shume i madh dhe policia eshte si gjithmone jasht orbite!Qeveria te mbaj pergjegjesi penale perpara krimit!E gjithe politika eshte fajtore qe lejoi ardhjen prap te Sali Berishes.Sa dolen kandidatet e zgjedhjeve te Alibeajt menjehere filluan vrasjet do te perserisi prap 21 Janarin perderisa dosja nuk eshte hapur akoma nga drejtesia!Do bente koalicione Ilir Meta me kobren e politikes e tani e vuajn njerezit e pafajshem harram ta ken token qe i mban!

    Përgjigju
  • Beni: 27/03/2023 03:48

    E kane pasur gjakemarrjen me rojen o njerez te cmenur,dhe jo me Top channel !

    Përgjigju
  • Bushi: 27/03/2023 03:07

    Si ka mundesi makina digjet golem ka shtet aty kan ber gjys ore per te vajt golm dhe sdel nje bllok rrugve ne ate or te nates qe 3 makina jan ne rrug se di ca shteti ka ky po kur mendoj ska ca ben as cuci as cici ka ven polici gjith baxhellat kurvirin e shqiperis dhe gjith langaraqet qe shiten per nje pul

    Përgjigju
  • Labi: 27/03/2023 03:04

    Ca behet kshu o zot o edi rama je ne teresi e mer vesh ca po behet ne kohen e sali kafshes ndodhni gjera po ishim dhe para 10 vjevte tani kemi evoluar mw shum si shoqeri dhe kemi dergragmduar mw shum keto jan pasojat e kanabisit dhe e kokaines qe krimi evoli ne krim te organizaur cprisje ti cdo beni keta plerat qe i ke mbajt me shtet dhe dhe ben miliona euro cdo benin me leket te pakten me para ishi aq burra sa vrisni vet tani te vrasin nga kolltuku mw miliona euro ne dispozicion mjer ai vend dhe do ndodhnin me shum krime te mos ikin te gjith spanj e angli se aty ska ngel me njeri dhe shif ca behet

    Përgjigju
  • goni: 27/03/2023 02:47

    shteti eshte ne dore te bandave,,,merrni armet o popull se po ju vrasin perdite,,,,vendosni postoblloqe para rrugices,,lagjes,,,fshatit dhe ne dalje te qyteteve,,,,mos lejoni te kalojne makina te dyshimta pa u kontrolluar dhe pa marre adresen se ku po shkojne....kush kundershton keto forca vullnetare te vendosjes te rendit te vritet ne vend....sy per sy e dhemb per dhemb,,,me krimin nuk mund te kete paqe,,,,policia bashkepunon me kriminelet,,duke mos i arrestuar,,,dhe biles dhe duke i lajmeruar para se te niset policia per ti arrestuar....ky eshte nje skandal,,cuci te jape doreheqjen menjehere,,kemi dy te vrare civile kot ne 1-2jave....te hongshin qente o edi rama ,,o pusht gjirizes...

    Përgjigju
    • asolingo: 27/03/2023 06:19

      O Gone po keto armet ku i gjeten njerzit ja ke bere pyetjen vetes?Ne demokraci gjerat nuk zgjidhen me arme por me dialog.N.q.s kjo ngjarje ka lidhje me big bradher atehere eshte per te ardhur keq qe niveli i te menduarit eshte shume shume i ulet.

  • Miku: 27/03/2023 02:36

    Ja ku degradoi dhe Big Brother me gjithe Luiz dhe shqiptaret..

    Përgjigju
  • zamira: 27/03/2023 02:36

    Kane qelluar si duket protektoret e kiares,,kjo kiara tito paska qene eskorte sipa oltes,,,i paska ardhur inat kurves se doli nga B.B....PO C'FAJ KA PATUR ROJA 60 VJEC..ngushellime familjes kola jemi ne nje shtet pa shtet,,,.ATA QE KANE BERE KETE AKT TE VRITEN PA GJYGJ NGA POLICIA.....

    Përgjigju
    • Shqitparja: 27/03/2023 04:27

      Cfare flet moj shqiptare- A je ne vete!Mos eshte noon je qe ka shkelur ne Kablo Lori Hoxha& kompani Ato nuk jane shenjtore por djaje te notes se krimit, Mos ne maunet e kafese ka qene do je thes me miell dhe po zihen per to Njerez mos aludoni per njerez te pafajshem-Gabimin e gjeni tek kokat e medha dhe jo Tek kaviet e eksperimentit social BB

    • Poeti: 27/03/2023 03:25

      Koment idiot pa kokrren e lidhjes. Kur nuk keni nje gje te mire per te folur me mire heshtni. Ben figure te mire heshtje perballe budallekut

    • Tiku: 27/03/2023 03:08

      Po cfare lidhje Luizi dhe Kiara me kte gje? TOP Channel eshte ne gjyq per aksionet. Nuk ka lidhje me BB kjo se ska dal as Luiz as Kiara as askush tjeter te thote ngrihu popull per ne. TOP Channel duhet te dali me deklare per kte, ka ikur jeta e nje personi te pafajshem.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rrëfimi i një gjyshi:  Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur