Qytetarët denoncojnë shpërndarësin e drogës, policia vë në pranga 41-vjeçarin nga Lushnja

Qytetarët denoncojnë shpërndarësin e drogës, policia vë në pranga 41-vjeçarin nga Lushnja

Policia e Lushnjes bën me dije se ka vënë në pranga një 41-vjeçar me iniciale K. K., pasi është kapur me një 8 doza heroinë dhe një sasi lekësh që dyshohet se janë përfituar shitja e lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se pasi ishte marrë informacion nga qytetarët që 41-vjeçari shpërndante lënde narkotike, është bërë kontrolli i tij, e më pas atij i është gjetur sasi e heroinës.

K. K ka qenë i dënuar më parë për veprat penale "Prodhimi dhe shitje e narkotikëve" dhe "Shfrytëzim prostitucioni".

Policia e Lushnjes bën me dije se ndaj 41-vjeçarit janë ngritur akuzat e "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim

Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim