Qytetarët për Report Tv: Partia e Topallit, Murrizit e Hajdarit, minus për PD!

TIRANË- Fragmetizimi i Partisë Demokratike gjatë viteve të opozitës në disa parti të reja të dala nga të pakënaqurit me lidershipin e selisë blu, për qytetarët do të sjellë reduktim edhe të votës së djathtë. Ata të cilët, do të vulosin me vullnetin e tyre fatin e partive politike në zgjedhjet e 25 prillit, thonë se selia blu do të ndjejë rrjedhjen e votave drejt partive të krijuara nga Jozefina Topalli, Myslym Murrizi, Rudina Hajdari, e më herët Bindja Demokratike e Astrit  Patozit.

“E dëmtojnë se nga andej do i marrin votat, nuk do i marrin nga e majta, është një minus për PD.”, thotë një qytetar. 

“Krijimi i tyre ndaj është bërë, edhe ‘opozita’ që i bën PD-së e tregon qartë se do e dëmtojnë”, thotë një tjetër qytetar.

“Do e dëmtojë sepse kur ka përçarje, dëmtohet”, thotw njw tjetwr.

 

Por qytetarët shprehen skeptikë nëse këto parti të reja sjellin alternativë të re.

“I duam alternativat e reja, por alternativa të reja plotësisht, jo me brum të vjetër”,

 “Këto janë të konsumuara, po të ishin alternativa të reja do i donim” thonë qytetarët për mikrofonin e Report Tv.

Zyrtarizimi i partive opozitare disa muaj para zgjedhjeve ka trazuar arenën politike. Vetë Lulzim Basha i ka quajtur kukulla të Ramës kurse aleatët i kanë bërë thirrje kreut të opozitës ta marrë në konsideratë mundësinë e bashkëpunimit me këto parti, pasi vota drejt tyre mund të ndihmojë në fitoren e mandatit të tretë të Edi Ramës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    LSI prezanton programin elektoral të njëjtë me atë të vitit 2009 kur erdhi në pushtet. Ju krijon besim realizimi i tij?

Komento

Komente

  • FATMIRI: 01/12/2020 20:06

    PARTI LESHI SI NUK VURI MEND KY POPULL KETA MENDER POLITIKAN NGREN PARTI TE SIGUROJN NJE VEND PER VETE DHE ME VON VAZHDON LOJA VIDH E PASUROHU SE PER POPULLIN SE RRUAN KUSH TE GJITH JAN SHKERDHATA POR MOS U SHKONI NGA PAS DHE MOS DEGJONI ÇA THON O POPULL GOMAR

    Përgjigju
    • Arberi: 02/12/2020 10:47

      Biznes plako biznes.



×

Lajmi i fundit

John

Reshje shiu, fryhet lumi Shkumbin e përroi i Zaranikës, rrezikohet përmbytja e disa zonave! Në Fushë-Krujë mbi 50 banesa të rrethuara nga uji (VIDEO)