Qytetarët apel shtetit: Të flitet me doganën greke që të mos e mbyllin kufirin gjatë natës (VIDEO)

Ndërsa temperaturat shënojnë 40 gradë celsius, situata vështirësohet edhe më shumë për qytetarët që janë lënë në mëshirë të fatit në Kakavijë. Ata shprehen të revoltuar për kamerën e Report Tv, duke bërë thirrje për organet kompetente që kufiri të mos mbyllet gjatë natës.

"Kam ardhur që në 2 të mëngjesit, kemi ecur vetëm 500 metra, policët bënin indiferentin na thoshin që s'kemi ç'të bëjmë", thotë një qytetar.

"Kemi ardhur që në orën 1, s'kemi as ujë për të pirë, kemi nevojë të shkojmë për nevoja personale, s'dimë si t'ia bëjmë", thotë një grua në pikën e kalimit kufitar me Greqinë.

"Kam ardhur që në orën 1 e gjysmë, është shumë keq nuk lëviz fare, se dimë a do të lëvizim apo jo, po presim në mes të vapës", thotë një qytetar tjetër.

Ndërsa një tjetër thotë se ka ardhur me bukë e ujë për 2 ditë. "Kemi ardhur me bukë e ujë për 2 ditë, jemi përgatitur por do e kapim 3-shin, i bëjmë thirrje vendit që të flasin me doganën greke që të mos e mbyllin nga ora 10 deri në 6", thotë ai.


Lajmi kryesor:

Radha në Kakavijë/ Pa ujë e bukë, shqiptarët 3 ditë në pritje për testin që të ikin në Greqi! Radha e makinave 20 km! Shtohen mjekët dhe tamponët në kufi


E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me pragun elektoral 1% ashtu siç propozon opozita parlamentare?



×

Lajmi i fundit

John

Shpallja e vakancave për 'Kushtetuesen', Kim dhe Varhelyi: Hap para për drejtësinë! Ngritja e gjykatës kush për negociatat