'Skemë mashtruese me imitimin e numrave të personave publike', Rama thirrje qytetarëve: Verifikoni dërguesit, shmangni kurthin e kësaj loje kriminale

TIRANË- Disa qytetarë janë dëmtuar nga një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili thotë se policia ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve, por po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë.

Rama u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë marrë mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.

‘Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.- shkruan Rama.

Kreu i qeverisë nuk bën të ditur se kujt rast i referohet, por rasti i fundit dhe më i përfolur për mashtrime në emër të personazheve publike është Florian Gjergji.

Florian Gjergji i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe mendohet që skemën dhe njerëzit i drejton nga Gjermania, ka shfrytëzuar emra të rëndësishëm politikanësh për të marrë para nga biznesmenë të ndryshëm, por në pjesën më të madhe skema e tij është nuhatur dhe policia ka kryer arrestime në flagrancë në momentet që do të bëhej shkëmbimi i parave.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhepisti gjate: 23/06/2024 06:08

    Me mire te na mashtrojne me sns dhe na vjedhin ca lek keta se ti me sektin tend qe nuk late gje pa grabit ne kete vend. Del e na ben sikur te vjen keq pwr kte milet. Me mire keta se ti.

    Përgjigju
  • Iris: 23/06/2024 01:12

    Mashtrim eshte,por ama mashtruesit e dine qe shume zyrtare te larte keshtu veprojne.E harruat Meten qe i kerkoi ne telefon tere ato para atij Ismilatajt,a si quhej qe beri burg per ceshtjen Cez-Dia,harruat arken me peshk,qe shume mire mund te kishte qene ne cash,harruat njerezit e drejtesise qe i dogji Vetingu?! Sikur te kontrollohej cdo telefon e cdo E-mail zyrtari e politikani,sikur te kontrollohej cdo tender e cdo PPP,do t'a kuptonit ku e gjejne frymezimin per kete skeme mashtruesat ordinere.

    Përgjigju
  • Riku: 22/06/2024 21:08

    une jetoj ne gjermani nje kengetar shqiptar me kerkoi 250 euro ne messenger se gjasme i duheshin per nje koncert ne amerik .Ne fillim i besova por me vone thash ky mua nuk me njeh.I telefonova dhe me tha nuk kam kerkuar une asnje leke eshte mashtrim

    Përgjigju
  • sapa: 22/06/2024 20:01

    Po i ashtuquajturi shtet a mund te beje dicka?

    Përgjigju
  • Defi Kates: 22/06/2024 19:45

    Po mir mer daj, kto "biznesmenat " qe I kon nga 100 mije euro gati per tja dhon Balles, do pyten na i her si dhe pse i paskan kto lek kesh ne shpi? Kot per muhabet

    Përgjigju
    • Xaku: 22/06/2024 23:05

      Jan duke vjedh leket e korrupsionit qe mer Rama me shok ndaj po i djeg Kryeministrit.

  • Ikor: 22/06/2024 17:35

    Nëse imitonin numrat e personave publikë, atëherë mund të imitonin dhe personat mashtrues? Këto skema janë si ato kukullat ruse. Babale hesapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Xhovana Nikolli akuzon Nuredin Dumanin se i vuri tritol në derën e banesës: S'është burrë por ordiner

Xhovana Nikolli akuzon Nuredin Dumanin se i vuri tritol në derën e banesës: S'është burrë por ordiner