Ali Uka nga Mamurrasi është një ndër qytetarët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas. Kreu i FRPD, Belind Këlliçi takoi Ukën, i cili prej 9 muajsh fle në çadër së bashku me familjen e tij. Ai tha se nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet për fatin e shtëpisë së tij dhe se nuk ka marrë asnjë bonus financiar për rindërtimin e saj. Nga pamundësia për të jetuar në një çadër të thjeshtë, ai e ka përforcuar atë me materiale nga shtëpia e shembur.
Jetesa në këtë banesë të improvizuar bëhet akoma më e vështirë për nusen e djalit të tij që është shtatzënë. Sipas tij, ndihmat nga shteti kanë qenë pothuajse zero, teksa vetëm Kryqi i Kuq i ka ofruar familjes së tij bonus për përballimin e shpenzimeve.
Ali Uka: Unë jam Ali Idriz Uka, nga fshati Fushë-Mamurras i rrethit Kurbin. Kemi ndenjur në çadër mbrapa, ngaqë shtëpia e vjetër gjithnjë e duke u shembur, mora materialet dhe bëra shtyllat dhe mora llamarinat e vjetra, vura tjegullat, çatinë, edhe çuni me nusen atje dhe unë me gruan time këtu. Na ka ndihmuar Kryqi i Kuq. Na ka dhënë tre radhë nga 408 mijë lekë.
Belind Këlliçi: Po qeveria që e ka për detyrë? Qeveria vetë ka dhënë gjë?
Ali Uka: Asnjë lekë s’kam parë nga qeveria! Po mua me më pas dhënë lekë, unë kisha hyrë tek shtëpia ime 5-6 muaj isha në shtëpi të re. Nusen e djalit e kam shtatzënë.
Belind Këlliçi: Në çadër, jeton në çadër më duket?
Ali Uka: Në çadër, dhe sa më shpejt me më dhanë që të bëj shtëpinë, ose te bien e ta bëjnë, të bien materialet, ustallarët e ça do shtëpia. Tashti dimri dhe erdh. Unë s’di sesi do ta pres këtë dimër, me thanë që do ta pres me dur hapt, s’mun e thom. Shtëpia do të ishte bo e jo vetëm mu po komplet si fshat. Po të ishin nda lekët ishte bo shpia. Gjithsekush do e kishte ......shtëpinë e vet.
Belind Këlliçi: Ke të drejtë!
Ali Uka: Kohë e gjatë, nëntë muaj!
Çadra ku jeton familja Uka
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
6.9%
-
Të vogla
79.3%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 29
Lajme të tjera
-
Krujë/ S'i japin fondin për të rikonstruktuar shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, gruaja e vetme proteston për 8 mars te shkallët e bashkisë
8 Mars, 21:06
-
Të pastrehët në protestë, tensione para bashkisë në Durrës! Banorët: S’marrim bonus qiraje prej 10 muajsh
20 Shkurt, 15:01
-
Adriatik Doçi: E vërteta e hetimit të Belind Këlliçit dhe kur gomarin e ha ujku nga pas në ëndërr! Dy fakte penale për SPAK-un
17 Shkurt, 18:04
-
Këlliçi dhe Alizoti udhëtojnë deri në Washington për të dalë foto me vajzën e... Ilir Metës
8 Shkurt, 07:08
-
Këlliçi nën hetim nga SPAK, Baton Haxhiu: Ruaje veten, mos bashkëpuno shumë me Ahmetajn
6 Shkurt, 16:43
-
‘Bleta e tatimeve’ me Belon në kosheren e SHQUP, si e përzuri Monika nga partia pasi i kapi mesazhet me Metën, kapërcimet nga PS, LSI tek PD
6 Shkurt, 14:32
-
Familjet te ish-godina e komunales protestë: Na ndërprenë bonusin e qirasë pas tërmetit! Bashkia e Tiranës: Zaptuan pronën shtet, por do u japim bonus
29 Janar, 11:46
-
Lezhë/ 4 vite pas tërmetit, 76-vjeçari mbetet në kasolle! Vat Bregu apel shtetit: Kërkoj ndërtimin e shtëpisë së re! Bashkia: S'kemi fonde për rindërtimin
20 Janar, 11:06
-
Si mbijeton Belind Këlliçi i papunë? Fakte të rënda për pastrim parash gjatë fushatës për kryebashkiak
17 Janar, 19:57
-
Përrallat e Belo Këlliçit nuk ja beson as gruaja e tij
11 Janar, 19:23
-
Prej 4 vitesh jetojnë në kontenier, familja me 7 anëtarë në Bërxullë në kushte ekstreme! Thirrja e babait: Të përfundojmë së rindërtuari shtëpinë!
3 Janar, 16:02
-
Rindërtimi në 4 vite/ Nga buxheti u shpenzuan 900 mln euro! Këtë vit mbyllet rindërtimi në Vorë, Kavajë e Rrogozhinë! 6 mijë familje morën banesa të reja
26 Nëntor 2023, 13:04
Populli sidomos fukarenjte dhe hallexhinjte duhet te mendohet mire kujt ti Japin voten se groposesh per jete
PërgjigjuKy Kerrici do te japi nje nga ato vilat e Sales me kompani.