Qytetarja e vendos në siklet me pyetjet e shpejta, Basha: Prit një herë se jemi LIVE (VIDEO)

TIRANE-Lulzim Basha një ditë pas marrëveshjes për reformën zgjedhore ka zbritur sërish në terren duke takuar disa biznese në Tiranë, që sipas tij janë të prekur nga situata e shkaktuar nga COVID-i dhe mungesa e ndihmës nga qeveria. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë ta largojnë.

"Po mbyllen 60 biznese në ditë Tiranë. Ne si opozitë dhe PD-ja në qendër të vëmendjes do të kemi ekonominë dhe rimëkëmbjen e saj. Rama as nuk na tregon pse shkoi në Paris me paratë tona. Kjo është emergjencë kombëtare.

Kemi zgjidhje reale dhe sado të përpiqet të kopjojë Edi Rama, nuk mundet t'u japë zgjidhje, pasi është shkatërruesi i ekonomisë. Ka vetëm një rrugëdalje, të bashkohemi dhe t'ua kthejmë qeverisjen shqiptarëve. Të ndërtojmë një ekonomi të fortë" tha Basha.

Një qytetare që u prezantua nga Lulzim Basha si pronare e një biznesi gjatë bashkëbisedimit e vendosi në vështirësi kryedemokratin me pyetjet e shumta dhe të shpejta, ndërsa lideri i opozitës ndërhyri duke i kërkuar që të presë dhe të flasin të tjerët.

Dialogu i Lulzim Bashës me qytetaren
Lulzim Basha: Përshëndetje të dashur miq, jemi në zemër të Tiranës. Si shumë biznese të tjera janë në vështirësi të dyfishtë.

Qytetarja: Nuk kemi marrë asnjë kokërr leku, të shkojmë t'ja marrim në Surrel, tani do edhe lekë të shkosh atje, se kur e kishim këtu...Ishalla kur të vini ju të na i jepni, apo nuk do na i jepni?

Lulzim Basha: Të gjitha dëmet shteti duhet t'ua dëmshpërblejë

Qytetarja: Kush shtet?

Lulzim Basha: Shteti shqiptar, po varet cfarë kryeministri në krye, një që mendon vetëm për veten e tij dhe oligarkët

Qytetarja: Po të zgjodhëm ty, cfarë do të bësh, do na i kthesh (shkel syrin)?

Lulzim Basha: Do të zbatoj ligjin, jo tarafet dhe nuk do të shikoj xhepat e 5 oligarkëve

Qytetarja: Po pronat si do i bësh?

Lulzim Basha: Do të flasim për një moment, para një jave e kisha zotin Vorpsi në zyrë dhe shoqatat e pronarëve, gjëja e parë që do të bëjmë do të anulojmë ligjin, por prit një herë para se të flasim për pronat, të flasim një cikë për bizneset se jemi LIVE.

Qytetarja: Ishalla bëhtë më mirë Zoti kur të vini ju, se po nuk pat shpresë edhe te ju mori fund Shqipëria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tregtari: 06/06/2020 19:22

    Prandaj kemi politikane te tille ne ...se kemi popull si puna e asaj qe me aq pa' shkoll qe ka ajo esht mrekulli qe paska biznesin e vet e politikane si puna e ketij LB qe bejne politike e mbushin bankat me miljona per vete e brezat qe do lene mbrapa

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 06/06/2020 15:05

    U cove nga gjumi o toc Shko bej shurren.

    Përgjigju
  • Kjo zonja ka te Drejte .: 06/06/2020 15:02

    Se kure te vije Baba Dimri Lulushka ,do te shesi Vielen e blere je Holländer dhe Vilat dhe Apartamentet ne Tirane,,dhe do jua dhuroje kesaj Zonje qe vertete e meriton...Ndimen..

    Përgjigju
  • O tej: 06/06/2020 15:00

    Hajde karaduzi I Lalrs.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet