Qytetarja i ankohet Bashës për Xhelal Mziun: Nuk më pret në zyrë, kur i kërkoj takim më fshihet (VIDEO)

Kryetari i opozitës Lulzim Basha në vijim të takimeve të tij me qytetarë përpara protestës së 16 shkurtit është ndalur këtë të mërkurë në Kamëz (Lexo këtu). I shoqëruar nga kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, Basha është takuar me qytetarë për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Dhe pse qëllimi i takimeve është keqqeverisja nga kryeministri Edi Rama, duket se dhe vetë të zgjedhurit e PD nuk qeverisin siç duhet.

Një prej banoreve pasi ka shpjeguar hallin e saj për marrjen e pensionit për burrin e sëmurë, ka treguar dhe zyrat ku ka kërkuar ndihmë. Një nga këto zyra është dhe vetë Bashkia e Kamzës ku qytetarja i ankohet Bashës duke i thënë se dhe në këtë institucion, kryebashkiaku Mziu nuk e pret por fshihet dhe nuk e lejojnë që të shkojë në zyrën e tij.

I vënë në vështirësi Mziu është përpjekur që situatën e tensionuar ta kalojë me buzëqeshje, i mbështetur dhe nga militantët e tjerë por e moshuara vazhdon duke i thënë Bashës, "kryetari Mziu nuk më pret në zyrë". Duket se Basha nuk duhet të kontrollojë dhe denoncojë keqqeverisjen e Ramës, por duhet që dhe të denoncojë rastet kur të zgjedhurit e tij, nuk i presin dhe zgjidhin hallet qytetarëve.

Ankesa e qytetares nga Kamza te Basha

Qytetarja: Kryetar unë e kam burrin e sëmurë  prej 3 vitesh. Pensionin nuk ja japin. 600 mijë lekë duhen për siguracion, unë nuk kam mundësi ekonomike. Kryetari e di. Shkoj tek Xhelali, ai fshihet. Unë shkoj ankohem tek kryetari ai nuk më pret. Pa drita jam, pa ujë. Përkrahjen si t’ju teket e caktojnë, njëherë e heqin njëherë e venë. Djalin e kam bërë operim, nuk di ku të drejtohem. Unë nuk kam mundësi ekonomike.

Basha: Një nga hilet e qeverisë për të mos ju dhënë ju të drejtat tuaja është që i ka larguar zyrat që duhen të merren vendimet për qytetarët, në vendet ku ju nuk shkoni dot. Një nga parimet tona të Partisë Demokratike ëshntë që qeverisja duhet jetë sa më afër qytetarit, që të zgjidhin hallet e tyre. Zyrat që zgjidhin hallet e qytetarëve, duhet të jenë afër qytetarëve. Ju s’dini ku të drejtoheni. Kjo do të marrë fund. Pjesë e planit tonë është që t'i decentralizojmë këto kompetenca e t'ja japim bashkive. Ne do t'i japim pushtetit vendor këto kompetenca dhe fonde afër lagjeve, ku t’u jepet zgjidhje problemeve sociale të qytetarëve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 30/01/2019 18:59

    Hahahahahah xhelalëri xhelatëria Hahahahahah !

    Përgjigju
  • toni: 30/01/2019 18:45

    gjete kish ku te faleshky eshte me keq se xhelali

    Përgjigju
  • Erik: 30/01/2019 17:42

    Po si ankohesh moj zonje, ata Xhelalin e kane yllin shkelqyes te partise. I vetmi kryebashkiak qe eshte denuar per korrupsion, nepotik ne ekstrem, maniak seksual dhe perseri votohet nga ju. S'ua ka fajin Basha, e keni vete. Ai provat ua ka dhene qe s'eshte aty per ju aty, por per familjen e tij biologjike dhe politike, vazhdoni valvisni flamurin e partise ju.

    Përgjigju
    • edi rama: 30/01/2019 18:57

      o erik do pak K..r me muzik

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të  RAI

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI