Qyteti Studenti, Drejtoria: Gjetëm
1.3 mln € detyrime të papaguara

Qyteti Studenti, Drejtoria: Gjetëm<br />1.3 mln € detyrime të papaguara
TIRANE- Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Anila Shehu  Drejtoresha e Përgjithshme e Rezidencës Studentore Universitare Nr.1 Tiranë (Qyteti Studenti), (ne foto) ka deklaruar se pas verifikimeve, në këtë institucion janë lënë pa u paguar nga administrata e mëparshme prej vitit 2012 një shumë 182 milionë e 531 mijë lekë, energji elektrike dhe ujë ose 1.3 Milionë Euro.

Po sipas Drejtoreshës së këtij institucioni për periudhën dhjetor - shtator 2013, kanë mbetur të pa shlyera 5 Milionë e 800 mijë lekë (detyrime për tatimet), si dhe 38 milionë e 741 mijë lekë (pagesa e sigurimeve shoqërore për punonjësit).

Cilat ishin shqetësimet dhe si e patë gjendjen në ditët e para të emërimit tuaj si drejtuese në këtë qendër studentore ?
Qyteti studenti nuk i ngjan asnjë kampusi në asnjë vend të Europës, ku ka ndërtime pa leje, dhe ku godinat e strehimit janë kthyer në godina për familjarët. Ky nuk ishte qyteti i studentëve, pashë që nuk i shërbente atyre, por bizneseve të paligjshme të cilët kishin zënë përgjithësisht pa kontrata ose me kontrata të paligjshme objekte dhe territore të tij. Hapësira publike kishte humbur misionin e saj dhe ishte vënë në shërbim të interesave të ngushta.

Me urdhër të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z. Arben Ahmetaj u anulluan të gjitha kontratat në kundërshtim me ligjin, si dhe u liruan të gjithë hapësirat e qytetit studenti nga ndërtimet pa leje.  Mund t’ju them se INUK prishi disa ndërtime pa leje me një sipërfaqe prej 1,600 m2, duke bërë të mundur që të ndërtojmë një lulishte me stola e pemë, duke i kthyer në identitet hapësirat.

Financat në një institucion janë “thembra e akilit”, a nisët ju një proces auditi, dhe ku u fokusuat më së shumti ?
Është për të ardhur keq që gjendja e gjetur financiare e këtij Institucioni ishte me një detyrim prej 254.170.877 lekë, detyrime ndaj Cez dhe Ujesjellësit,dhe pagesa të pakryera ndaj operatorëve ekonomike. Nuk ishin paguar sigurimet shoqërore dhe tatimet mbi të ardhurat për 480 punonjës për periudhën Dhjetor 2012-Shtator 2013, në vlerën 44.000.000 lekë. Nërsa janë gjetur edhe fenomeni personelit mbi organikë gjithsej 46 punonjes. 

Pavarësisht vështirësive financiare ky Institucion vazhdoi kryerjen e tenderimit të shërbimeve deri në rikonstruksionin e një konvikti. Desha të përmend se janë 4 godina në të cilat janë strehuar prej vitesh 218 familje, ku 137 prej tyre nuk paguajnë detyrimin kundrejt qerasë të lëna enkas kështu për qëllime politike. Që në vitin 2010 shteti dhe ky insitucion hoqën dorë nga mensa e qyetit studenti, me justifikimin nuk sjell të ardhura, duke e nxjerrë në shitje, me pretendimin se ishte e vetmja zgjidhje. Jane 4 godina ku janë strehuar kundrejt qerasë 200 familje që prej vitit 1993, ku situata sot paraqitet shumë problematike. Janë rreth 137 familje që nuk paguajnë qeranë përkatëse dhe kanë detyrime prej vitesh. Vetë ndërmarrja ka një humbje të konsiderueshme në shpenzime energji dhe ujë për këto godina.
 
Na tregoni për punës së kryer gjatë këtyre 4 muajve, dhe cilat janë projektet për të ardhmen ?
Sigurisht që në 4 muaj nuk mund të sistemosh gjithë infrastrukturën e munguar në vite ndaj studentëve, por i kthyem atyre hapësirat e zëna, ambjentet e munguara për shërbime të ndryshme, sigurinë në konvikte, shërbimin në konvikt dhe sidomos një ekip profesionist e të kualifikuar për të realizuar të gjithë shërbimet e munguar ndaj tyre. U vu  në funksion të studentëve,  të gjitha ambjentet e përbashkëta nëpër konvikte, pasi përdoreshin për nevoja personale të stafit drejtues të konvikteve. Gjithashtu ndërhyrjet e bëra për lirimin e hapësirave patën ndikimin e tyre pozitiv pasi ne ndërtuam 2 lulishte me stola e pemë për studentët.

Kthyem sigurinë në godinat e strehimit, vendosëm rregullore të qarta për çdo punonjës, vendosëm një komunkim të ri me studentët duke i përfshirë ata në vendimarrje kur kërkohej mendimi i tyre. Krijuam përfaqësinë studentore, me të cilët është krjuar një raport komunikimi i vazhdueshëm, si dhe rrjetin e vullnetarëve të cilët prej 4 muajsh janë pjesë e jona në aktivitete të ndryshme që kemi organizuar. Vizioni ynë është një kampus i vërtetë bashkëkohor, me godina bashkëkohore, sisteme sigurie brenda godinave që nga personeli dhe kamerat e sigurisë, qendër multimediale ku të ketë të gjithë shërbimet për studentët, që nga kinemaja, salla konferencash, zona argëtimi dhe studim, mensa, sistem bashkëkohor ngrohje etj. Sigurisht kjo kërkon mbështetje financiare.

Presim miratimin e projektit të dixhitalizimin e bibliotekës dhe kthimin e saj në një ambjent me teknologji moderne, dhe sigurimin e librave që kanë interes për studentët. Do të instalojmë në çdo godinë sistemin wireless që çdo student të ketë mundësi interneti në godinë pa para. Do krijojmë standarte dhe procedura lehtësuese për rregjistrimin në konvikte të studentëve, duke shmangur rastet abuzive.

Mundësuam sigurimin e bazës materiale të nevojshme për të krijuar ambjente funksionale të përshtatshme nëpër godinat e strehimit.  Një projekt tjetër, ka lidhje me rikostruksionin e të gjithë konvikteve të qytetit studenti, duke përfshirë tekonologjitë më të fundit në fushën e ndërtimit. Eshtë hartuar një plan i larmishëm aktivitetesh e projektesh sociale dhe kulturore.
 
faksimile
 
Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët