Ra në dashuri me mësuesin e u zhduk pa lënë gjurmë, familjarët: Vajzën e trafikoi në Greqi

Suzana Shehu ishte ende një adoleshente, kur mes saj dhe mësuesit të matematikës lindi një dashuri.

Suzana ishte vajza e madhe në familjen nga Krutja e Lushnjës, e cila ishte në shkollën 8-vjecare kur në atë kohë dashurohet me profesorin e matematikës Aleksandër Vogli, ky i fundit vite diferencë me vajzën, ai ishte 35 ndërsa ajo 15 vjece. Në Grabjan të Lushnjës kishte dy vite që kishte filluar si mësues. Prindërit Hurma dhe Hasan nuk kishin mësuar ende rreth kësaj marrëdhënie, pasi Suzana ishte një vajzë me tip të mbyllur. Ishte viti 1990 kur Suzana asokohe një 15-vjeçare shkon në shtëpinë e profesorit të saj pa dijeninë e prindërve, këta të fundit mbetën të shokuar pasi mendonin se ajo ishte ende e vogël dhe se duhet të mbaronte shkollën dhe jo të martohej. Suzana jetoi me të afro një vit. Ndërsa profesor Aleksandrin e shkarkuan nga detyra. Në gjithë atë kohë, prej një viti nëna e takoi vetëm dy herë vajzën e saj fshehurazi për shkak edhe të opinionit. Suzana i kishte pohuar se shumë shpejt do të niseshin për në Greqi.

Ishte koha e ndryshimeve të mëdha për shqiptarët, e diel atë ditë kur Suzana doli nga shtëpia e Aleksandrit në drejtim të pa ditur. Ishte parë nga bashkëfshatarët atë ditë në një dasëm të një kushëriri të Aleksandrit, por pa këtë të fundit bashkë. Që nga ajo ditë nuk u mësua më asgjë për fatin e Suzanës asokohe 15 dhe sot 43 vjeçe. Aleksandri e denoncoi vetë humbjen e Suzanës.

Dyshimet vijojnë ende nga familjarët. Ata bëjnë përgjegjës Aleksandrin, madje e akuzojnë se është ai që mund ta ketë trafikuar vajzën në shtetin grek. Babai i Suzanës u nda nga kjo jetë me brengë në zemër. Sot Aleksandri ndodhet në Amerikë prej 15 vitesh, ndërsa për fatin e Suzanës nuk dihet më asgjë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda

Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda