Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 34-vjeçari në Mirditë, vihet në pranga administratori i kompanisë

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 34-vjeçari në Mirditë, vihet në pranga administratori i kompanisë

Foto ilustruese

Administratori i një kompanie interneti është vënë në pranga nga Policia sepse ditën e djeshme një punonjës ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Administratori është identifikuar si Fatjon Reçi 34 vjeç dhe administronte një kompani interneti.

Ndërkaq bëhet me dije se punonjësi ka qenë duke punuar për shtrimin e kabllove për kompaninë, por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Fatkeqësisht, 34 vjeçari i identifikuar si A. D., ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheshaj në Mirditë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator në një kompani interneti.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon