Ra në pusin 350 metra, Spanja në luftë me kohën për të shpëtuar vogëlushin 2-vjeçar

Ra në pusin 350 metra, Spanja në luftë me kohën për të shpëtuar vogëlushin 2-vjeçar

Julen Rosello, fëmija i mitur 2-vjeçar që ka rënë ne pus

Sytë e botës janë mbërthyer në Spanjë,  për të shpëtuar jetën e një vogëlushi 2-vjeçar, i cili prej një jave ra brenda një pusi të ngushtë dhe me me një thellësi 350 m.  

Julen Rosello, 2 vjeç ndodhej jashtë me prindërit e tij, të cilët u përgatitën për piknik të dielën e 13 janarit  kur ai ra në  një pus gati 350 metra të thellë në qytetin e Malaga, në Spanjë. Pavarësisht se forcat e kërkim shpëtimit kanë punuar prej ditësh me orë  të gjata , ndërsa  mësohet se deri më tani nuk është zbuluar asnjë shenjë jete nga fëmija i mitur, në qytezën Totalan.

Sipas mediave spanjolle qindra punëtorë të shpëtimit janë vendosur në zonë, ku punojnë cdo ditë për orë të gjata, 4 ditët e fundit.

Prindërit e të miturit janë shpërngulur në një shtëpi të ofruar nga një banor i zonës në Totalan, pranë vendit ku i vogli i tyre ka ngecur. Sipas mediave vendase, operacioni i shpëtimit inxhinieri Angel Garcia Vidal po ndiqet me vëmendje të madhe.

Do të përballemi me vështirësi, por e rëndësishme është të jemi në gjëndje të afrohemi me djalin.Kemi shprese se do ta shpëtojmë dhe do t’ua çojmë prinderve. Ai eshte fëmija i të gjithëve, do ta nxjerrim jashtë”, është shprehur inxhinieri Angel Garcia Vidal.

Fqinjët dhe të gjithë banorët e qytetit të vogël i kanë dhënë kurajo dy prindërve për të shpresuar tek një mrekulli . "Gruaja ime është thyer. Ne shpresojmë që të kemi një engjëll për ta nxjerrë nga atje", ka thënë Jose Rosello, babai i Julien gjatë një prononcimi për mediat. 

Deri më tani është provuar se flokët u gjetën në atë që u hoq nga vendi, u konfirmua se i përkiste Julen, pas një prove paraprake të ADN-së. Përpjekjet e shpëtimit përfshijnë gërmimin në një pus paralel dhe një vrimë shtesë për të hapur një rrugë tjetër hyrjeje. Kompania suedeze që ofroi ndihmë për të ndihmuar në shpëtimin e 33 minatorëve kilianë që ishin bllokuar nëntokë për dy muaj në vitin 2010, ka  dërguar gjithashtu specialistë për të marrë pjesë në shpëtim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sat: 21/01/2019 14:23

    Kjo eshte Shoqeri e Vertete e Shendoshe, kur te gjithe ngrihen ne kembe per te shpetuar nje jete. Te gjithe per nje dhe çdonjeri per te gjithe. Deviza qe udheheq njerezit shpirtegjere dhe me dashuri per njeri tjetrin. Keto vende dhe keto njerez jane shume afer me Sistemin e Shenjte KOMUNIST.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze