25 km radhë në Kakavijë, Rama: Vijojnë negocimet, procedurat e Greqisë për të gjithë shtetet! Forcat e Armatosura në shërbim të qytetarëve

25 km radhë në Kakavijë, Rama: Vijojnë negocimet, procedurat e Greqisë për të gjithë shtetet! Forcat e Armatosura në shërbim të qytetarëve

Ka reaguar për herë të parë pas disa ditësh kaos në pikën kufitare të Kakavijës kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë, por njëkohësisht numri një i diplomacisë shqiptare ka thënë se pala shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e proceduarave të kalimit . Rama ka njoftuar se autoritetet po ofrojnë ndihmë shëndetësore dhe ushqime për emigrantët që ndodhen në pritje.

Rama thotë se këto procedura nuk ndiqen vetëm për shqiptarët, por edhe për çdo shtetas që hyn në pikat e tjera kufitare të Greqisë, qoftë edhe për vetë grekët.

Ndër të tjera kryeministri thotë se Forcat e Armatosura janë vënë në shërbim të qytetarëve që prej ditësh janë bllokuar në kufi, duke krijuar edhe një radhë prej 25 kilometrash vetëm e vetëm për kalimin në kufi. Kjo pasi duke filluar nga nesër çdokush që dëshiron të shkojë në Greqi do të duhet të bëjë një karantinë prej 7 ditësh.

"Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi! Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren,"-shprehet Rama.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 15/08/2020 12:11

    Tani keta njerez nuk mind te rrinin ne greqi deri sa situata me coronavirus te qetesohej? Por jo, o burra te gjithe ne shqiperi se u hap kufiri.

    Përgjigju
  • Popull dele jo te gjithe normale: 15/08/2020 12:02

    Po ku ta kuptojne shqipot qe procedurat nuk ndiqen vetem per shqipot. E gjithe BOTA ESHTE IZOLUAR madje dhe vet greku kurse shqipot duan pushime.

    Përgjigju
  • Ata: 15/08/2020 11:49

    Zhduku nga ekrani zoti kryeminister. Cdo sekonde po ja provon popullit tend se duhesh te ikesh njenore e me pare. Te kane rene breket ne toke me kohe por tashme vetem po shton urrejtjen e nje populli te tere te vuajtur e cfilitur vite e vite me rradhe.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 15/08/2020 12:39

      Po bente pazaret e radhes me lulbashjen e zemres, pd. Prandaj,gjithe kjo vonese,populli duhet ta kuptoj e mirkuptoj se ketyre ju qane zemra e shpirti vetem per popull.

    • Shqipe: 15/08/2020 12:35

      O Z.Ata po mar mundimin te shkruaj sepse nuk jeton ne realitetin e asaj qe po ndodh. Bota dhe OBSh shpresoj ta kuotosh thot jemi ne PANDEMI. Lexo pak kuptimin e pandemis

    • albi: 15/08/2020 12:31

      Jep doreheqjen o kryeminister i deshtuar. Nuk jemi ne Afrike me readhe te tilla kilometrike.Ti sikur i zgjidhe ceshtjet e hapura me Greqin (te gjitha ne favor te tyre kuptohet).

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite