Radhë të gjata edhe në Kapshticë, qytetarët presin të kalojnë në Greqi (VIDEO)

Përveç pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, është krijuar radhë edhe në pikën tjetër në Kapshticë. Fluks udhëtarësh dhe radhë të gjata kilometrike janë krijuar ditën e sotme. Vargu i automjeteve që presin e ka kaluar dhe fshatin Kapshticë. Një pjesë e arsyeve që janë në Kakavijë janë edhe në Kapshticë, ku qytetarët duan të largohen para datës 16 gusht, pasi Greqia vendos karantinën për 7 ditë.

Gjithashtu testi Covid bën që të krijohet radhë sepse identifikimi, marrja e të dhënave dhe procedurat e tjera përkatëse kërkojnë kohen e duhur. Mbyllja e kufirit nga pala greke në harkun kohor nga ora 22:00 deri në orën 18:00 ka kufizuar një pjesë të madhe të punës, duke sjellë rëndimin e radhës. Ndërkohë ka edhe nga ata shtetas të cilet janë detyruar të kthehen pasi nuk kanë plotësuar dokumentet përkatëse online në portalin e vendosur nga shteti grek.

Sipas gazetares Gladiola Hoxha, ditën e djeshme në Kapshticë kanë hyrë 1210 dhe kanë dalë 2604 shtetas të huaj dhe shqiptarë dhe po punohet me 6 sportele në dalje dhe 1 në hyrje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Probleme nga hetimi administrativ i pasurive/ ONM kërkon ankimin e konfirmimit të prokurorit Valentin Preçi

Probleme nga hetimi administrativ i pasurive/ ONM kërkon ankimin e konfirmimit të prokurorit Valentin Preçi