Radhë të gjata mjetesh në Morinë, qytetarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë për fundjavë

Pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh duke krijuar edhe radhë të gjata mëngjesin e kësaj të shtune.

Sipas policisë kufitare të Morinës deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë. Pika kufitare po punon me 4 sportele.

Me mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri, duke përfituar edhe nga koha e mirë, por dhe nga masat kufizuese për pandeminë më të lehta, krahasuar me ato që ka marrë qeveria e Kosovës.

Kosova vazhdon të ketë numër të lartë të të infektuarve nga Covid-19 me 13 mijë e 561 raste aktive.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut