Radhë kilometrike në Morinë, probleme në sistemin doganor (VIDEO)

Dhjetëra automjete të transportit të rëndë janë detyruar të presin për shumë orë në radhë në doganën e Morinës për të kaluar në Kosovë. Shkak janë bërë problemet në sistemin doganor prej mëngjesit të sotëm.

Drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave, të revoltuar shprehen se ky nuk është rasti i parë që ata presin në radhë për orë të tëra, për të kaluar kufirin, pasi probleme të tilla sipas tyre janë bërë të shpeshta veçanërisht gjatë fundjavave.

“Nuk ka sistem. Dokumentet nuk janë bërë gati prej në orën 7:30-08:00 . Dogana jonë. Nuk ka pas sistem. Nuk është kjo hera e parë. Shikoj kolonën prej 3-4 orësh. Ndodh shumë shpesh. Askush nuk merret me këtë punë, nuk e di”, thanë drejtuesit e kamionëve.

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës po rriten veçanërisht në këtë periudhë ku në Kosovë vazhdon të jetë në fuqi taksa 100% për mallrat Serbe.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu