‘Radio Tirana shpëtoi luftën civile’, rrëfimet e gazetarit të Radio Tiranës

Radio Tirana  që nga dita e parë, me fjalinë historike “ Ju flet Tirana”, ka qenë pa asnjë mëdyshje radio e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipëris për 80 vite me rradhë.  Sot  rikthejmë disa nga momentet më të bukura dhe vështirësitë e të punuarit në këtë radio, momente të cilat përcillen nga punonjësit e saj. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishin të ftuar Vjollca Fetahu  Zalli montazhiere dhe  Agim Xheka gazetari dhe folësi i njohur në këtë radio, i cili nga kujtimet e tij ndau me ne, emisonin e parë që u realiua direkt:

‘’ Autoçensura atëherë ishte në kulm, gazetarët u trembën si mund të futem direkt dhe të bëj emisionin mund të bëj lapsuse, aq më keq po të futej telefoni sepse në telefon mund të shante partinë ai dhe çfarë të bëje. Dhe unë mendoja, kush është ai që guxon të shaj partinë, ai e di pastaj vendin ku e ka dhe isha i bindur për këtë punë.  Luftova aty brenda radios, vajti puna deri në komitetin qëndror deri sa më kërkuan një material ta çoja, e përgatita e çova dhe kisha lën një faqe aty me gjëra kot, e lexoi drejtori dhe tha hiqe këtë faqe, drejtori përgjithshëm hiqe këtë faqe se shumë mirë e ke, e çova lart dhe lart thanë shumë mirë vetëm këtë cfarë e ke, një ta marr dhe e grisa. Fillova dhe në ditën e parë të transmetimit, me drejtora, me shefa të gjithë nga studio prisnin tani që do fillonte emisioni i drejtpërdrejt dhe mos na bëhet ndonjë gabim dhe si do të ndërhyjmë dhe kisha marr për të recituar njerëz që nuk kishin ndonjë përvojë, më të dobtit dhe më thanë përse more këto. Nejse mbaroi pa asnjë shqetësim të nesërmen në mbledhje, pse zgjodhje Xhuliana Jorganxhiun, ajo është një poete e madhe, është shumë e zonja, po ka shumë emocione. Zhulianës ia punova unë seç bëra, futa një muzikë përpara se të fusja muzikën thashë do të kemi pas pak Zhuliana Jorganxhiun këtu në studio. Ndërkohë që kishte muzikë hapa bisedën me xhulianën  dhe kur e pash që teknika bëri shenjë që të fillonim unë bëra tamam pyetjen që duhej…. dhe filloi të më fliste, mbas nja çerek ore 20 minuta që kishim bërë bisedën bashkë më tha mua do fillojmë, i thash unë mbaruam faleminderit. Kurse me Raimonda Bulkun nuk shquhej për recitime, unë isha rritur me recitimet dhe recitoja një poezi unë një ajo. Të nesërmen më thanë pse more Zhulianën dhe Raimondën dhe i thash tek ato që s'kishit besim ju, ju nxorra me sukses tek ata që keni besim do të jetë më i madh suksesi’’ tha z. Agim Xheka.

Ai tregoi edhe për disa ngjarje historike të cilat kanë ndodhur gjatë kohës kur punonte si folës dhe gazetar për Radio Tiranën:

‘’Kur vijmë tek Hotel Dajti dëgjohet një breshëri automatiku edhe nxituam, filluan njerëzit të grumbulloheshin te ura, përball ishin dy tanke me ushtarë dhe ne e pamë në atë distancë që ajo breshëri automatiku ishte nga një gjest i një vajze që i hodhi ushtarit një degë mimoze dhe ushtari trembet dhe qëllon lart. Në atë kohë njerëzit të ndarë në dy kampe të ndryshëm, diskutonin përse nuk e vrasin Ramiz Alinë, të tjerët ishin kundra dhe kur e dëgjuan këtë breshëri ata me të tyren thanë e vranë Ramiz Alin se erdhi nga blloku dhe u grumbulluan njerëz. Dhe i them Lulit të ikim shpejt se këtu ka mundësi të plasi luftë civile se u grumbulluan dy rryma të kundërta dhe  vij në drejtori i bie derës dhe gjej drejtorin…..i them të shkojmë me një makinë me një megafon dhe t’i bëjm thirrje atij populli sepse aty edhe po të bërtasësh nuk të dëgjon njeri por me altoporlant të dëgjon. Mirë mirë tha, prit përjashta dhe mbas dy tre minutash ka ardhur shoferi….kur shkuam tek hotel Dajti fillova të flisja ‘’ Populli i Tiranës ruani gjakftohtësinë, jeni vëllezër, nuk ka ndodhur asgjë, ka ndodhur kjo’’ duke i sqaruar dhe e di unë çfarë kam hequr sepse në krahun e djathë të makinës aty ku isha ulur dhe mbaja mikrofonin gati të thyenin xhamin disa fytyra si kriminelë sikur donin të më hanin të gjallë. Filloi turma të kthehej për në bulevard tek Skënderbeu pastaj erdhi një makinë ku kishte hipur Neritan Ceka me një megafon dhe me një fëmijë në dorë,dhe bëri të njëjtën thirrje, unë është hera parë që po e them këtu, nuk e kam thënë se më duket sikur po i bëj karshillëk Neritanit por kur erdhi  Neritani, gjysma e popullatës kishte marr rrugën për t'u kthyer në qendër, dhe ca zëra thojnë që ai shpëtoi luftën civile por e shpëtoi Radio tirana’’ tha gazetari Agim Xheka.

Radio Tirana nuk ka qenë vetëm vendi ku transmetoheshin ngjarjet më të rëndësishme të kohës, ku gazetarët përcillnin informacion, argëtim dhe kulturë por mesa duket aty kanë lindur edhe dashuritë më të bukura të dashurisë. Vjollca Fetahu Zalli ka punuar gati një jetë si montazhiere në këtë Radio, ku njohu edhe dashurinë e jetës së saj gazetarin dhe shkrimtarin Shkëlzen Zalli, i cili është ndarë nga jeta pak muaj më parë. Por historia e tyre e dashurisë, jeton ende në zemrën e bashkëshortes së tij, e cila e kujton në çdo moment:

‘’ Shkëlzeni kur erdhi në Radio Tirana ishte një tip shumë i heshtur ashtu siç ishte deri në fund të jetës, shumë i heshtur shumë enigmatik, shumë i vështirë, unë dridhesha kur punoja me të, nga serioziteti dhe çuditërisht me atë njeri, ishte si magnet. Shumë shoqet tona janë martuar në Radio Tirana, nga më të fundit je ti zonjusha Kati dhe kanë jetuar shumë të lumtur. Nuk e di ndoshta tipi i veçantë, bëri bujë me ato emisonet për fëmijë domethënë ishte shumë i veçantë dhe lindi natyrshëm pastaj, lindi një dashuri hyjnore, edhe sot është një dashuri hyjnore’ thotë ajo, duke shtuar se e bëri gruan më të lumtur në botë dhe dëshiron që ta kujtojë gjithmonë vetëm për gjërat e bukura.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse SHBA kishte dijeni: Ne nuk ishim të përfshirë

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse SHBA kishte dijeni: Ne nuk ishim të përfshirë