'Kultivimi i kanabisit në Shqipëri është 12-fishuar', Rama për reportazhin e Rai 3: Turp gazetaresk, Guardia di Financa ta pergënjeshtrojë

'Kultivimi i kanabisit në Shqipëri është 12-fishuar', Rama për reportazhin e Rai 3: Turp gazetaresk, Guardia di Financa ta pergënjeshtrojë

Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një lajm të publikuar në edicionin e lajmeve të televizionit italian Rai 3 ku thuhej se kultivimi i kanabisit është rritur me 12-fish, ''një turp gazetaresk dhe pa asnjë lidhje me realitetin e certifikuar nga Guardia di Finanza''.

Ai thotë se ''uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!

"Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!", shkruan Rama.

Postimi i plote i Edi Rames

Ditën e djeshme në një edicion lajmesh të RAI 3  është publikuar një kronike ku tregohej se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është rritur me 1200 % ose 12- fish ne krahasim me 2018,me 100.000 rrenje te zbuluara. Për këtë reagime ka pasur nga PD dhe LSI.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në një intervistë për shtyp deklaroi se reportazhi i Rai 3, faktoi se Shqipëria vazhdon të jetë Kolumbia e Europës. Ai tha se propaganda e Edi Ramës ka paguar shumë për të prezantuar Shqipërinë si një vend me reforma të vazhdueshme, por sipas tij ajo nuk mund ta fshehë gjithmonë të vërtetën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Reportazhi i 'Rai 3', Lleshaj: Gazetari pa skrupuj, Shqipëria është çliruar nga kanabisi

1558432183_lleshaj22.jpg
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e cilëson si gazetari pa skrupuj reportazhin e Rai 3  për kanabisin. Ai mohon të dhënat që janë publikuar në reportazh duke theksuar se falë partneritetit me Italianë, Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit.

"Nuk është hera e parë, që një media në Itali bie pre e dizinformimit dhe papërgjegjshmërisë së ndonjë individi në përcjelljen e lajmeve mbi luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë!

Falë këtij partneriteti Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit e shënon çdo vit rezultate asfiksuese për krimin në këtë fushë.Fatmirësisht këto rezultate janë të certifikuara nga autoriteti i padiskutueshëm i Guardia di Finanza-s. Beteja vijon" shkruan ministri.

Ora 15:44
Reportazhi i 'Rai 3' për kanabisin, PD: Faktoi se Shqipëria vazhdon të jetë Kolumbia e Europës

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se reportazhi i "Rai 3" faktoi se Shqipëria vazhdon të jetë Kolumbia e Europës. "Rritja me 1200 përqind e kanabisit, dështim i Ramës. Edi Rama është mbrojtës i bosëve të krimit të organizuar" tha ai. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një turp gazetaresk reportazhin, ndërsa policia e shtetit tha se është dezinformim skandaloz.

Deklarata e plotë e Ervin Salianjit
Propaganda e Edi Ramës ka paguar shtrenjtë brenda dhe jashtë vendit për ta prezantuar Shqipërinë si një vend në reforma të vazhdueshme në përpjekje për të arritur standardet europiane dhe për t’iu bashkuar familjes europiane.

Por propaganda nuk e blen dot gjithmonë të vërtetën. Reportazhi i televizionit shtetëror Rai 3, faktoi se Shqipëria vazhdon të jetë Kolumbia e Europës.

“Vendi është gjithmonë e më shumë në dorën e narko-trafikantëve”.

“Hyrja në Bashkimin Europian është një shpresë më shumë për shqiptarët që të çlirohen nga makthi i kriminalitetit”.

“Prodhimi i kanabis është rritur 1200%”.

“Janë 100 mijë rrënjë kanabisi të fshehura”.

 “Mafia shqiptare rol kryesor në trafikun e kokainës”

Këto mund t’ju tingëllojnë si fjalë të thëna nga çdo opozitar me qeverinë, por ky është qëndrimi i televizionit shtetëror italian dhe i prokurorit antimafia të Leçes për gjendjen në Shqipëri.  Le ta ndjekim me zë dhe me figurë dëshminë e gazetarit italian Valerio Cataldi, i cili u kërcënua më parë në Shqipëri për një tjetër denoncim të lidhjes së pushtetit me trafikun e drogës.

KRONIKA E PLOTË
Dëshmia e sjellë nga Rai 3 dëshmon dështimin e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt në plotësimin e një prej kushteve kryesore të Bundestagut për nisjen e   negociatave- luftën kundër krimit të organizuar. Në Shqipëri, krimi i organizuar jo vetëm nuk po luftohet, por, i mbrojtur nga partia në pushtet, është shndërruar në lojtar  kryesor në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.  Prej 6 vjetësh, nuk ka asnjë bos të krimit të organizuar në burg. Nuk ka asnjë bos të trafikut të drogës të arrestuar. Burgjet e Sandër Lleshajt kanë mbushur me opozitarë që protestojnë kundër qeverisë së lidhur me krimin dhe me të varfër që punojnë parcelat me kanabis.  Bosët  janë të gjithë të lirë, sepse i sigurojnë Edi Ramës para për të blerë votat dhe për të mbajtur në këmbë projektin e tij për vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e drejtësisë.

Reportazhi i Rai 3 rrëzon propagandë  prej miliona eurosh të qeverisë se ajo e ka asgjësuar kanabisin. Vetëm pak ditë më parë u kapën në Greqi 1.2 ton drogë, ndërsa në brigjet italiane kjo është një ngjarje e zakonshme.  Është e qartë favorizimi i hapur që i bën Rama  trafikantëve të drogës për interesit e tij personale politike, është e qartë për këdo që me Edi Ramën në qeverisje fëmijët në shkolla  gjejnë më lehtësisht kanabis se stilolapsa, se me Ramën biznesi kriminal i drogës po mbyt çdo konkurrencë dhe mundësi që biznesi i ndershëm të ngrejë kokë, se me Ramën në qeveri te arsimuarit të shkolluarit nuk kanë të ardhme, është e qartë se rendi dhe siguria publike, jeta dhe prona e qytetarëve është e pasigurt prej bandave dhe kriminelëve të veshur me pushtet. Qytetarët nuk e duan dhe nuk e pranojnë këtë realitet. Së bashku me ta ne do ta shkëpusim Shqipërinë nga zgjedha e krimit.  Lufta ndaj krimit është prioritet kryesor i Partisë Demokratike. Ne jemi të vendosur ta shkërmoqim krimin e  organizuar, lidhjet e tij me politikën dhe të çojmë para përgjegjësisë penale çdo bandit, qoftë ai Kryeministër, deputet, kryetar bashkie apo bos i krimit të organizuar.

Ora 14:13
Policia e Shtetit reagon pas reportazhit të 'Rai 3': Dezinformim skandaloz mbi kultivimin e kanabisit në Shqpëri

1567258992_policiadurres.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një lajm të transmetuar në kanalin italian RAI 3 që thotë se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është 12-fishuar. Policia e Shtetit hedh poshtë rezultatet e publikuara nga Rai 3 duke theksuar se nuk përputhet me ato të Guardia Di Finanza-s. Në deklaratën e Policisë së Shtetit thuhet se është përcjellë shqetësimi lidhur me vërtetësinë e këtyre rezultateteve tek partnerët italianë duke kërkuar saktësimin e informacionit të pabazë që ka krijuar terren për sulme të pabaza, ndërsa thekson se këta të fundit kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë.

Deklarata e Plote e Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza-s. 

Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front. 

Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishte skandaloz. 

Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri. 

Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin në fjalë dhe kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë informacioni të verifikuar. 

Duke e garantuar opinionin publik shqiptar se Policia e Shtetit ka vijuar pa lëkundje dhe do të vijojë vendosmërisht luftën kundër krimit e trafiqeve, për ta bërë Shqipërinë një vend me nivele gjithnjë e më pranë mesatares europiane në aspektin e statistikave të kriminalitetit të çdo lloji, ne mbetemi në pritje të një përgënjeshtrimi zyrtar nga autoritetet përkatëse italiane, të cilave përfitojmë nga rasti t’u shprehim konsideratën tonë më të lartë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit, ku pastrimi i Shqipërisë nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit është tanimë një histori e certifikuar suksesi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Benito: 28/01/2020 20:33

    Po cne kanabis. Ofendim i madh per zotin. Ne kemi vote qe vetem me tregti kokaine me shumice merremi...kanabis? Pffffff

    Përgjigju
  • ss It: 28/01/2020 19:43

    ALBACOLUMBISTAN

    Përgjigju
  • Likja: 28/01/2020 19:23

    Po kjo qe thon burimet qeveritare jan te besushme esht nje sponsorizim i armiqeve te shqiperis me gjak te njejte po tradhetare bij kurvash te pa skrupull qe quhet pd_lsi

    Përgjigju
  • Salianusi: 28/01/2020 16:46

    Akoma jashte eshte ky zhgarravina e PD-se,ky mashtrues ordiner qe vetem genjen e sajon ne menyren me te shemtuar,futeni qenin ne burg se ndoti dynjane.

    Përgjigju
  • PËR ELIN: 28/01/2020 16:12

    SHUM E ZGJUAR QEKE M9J ELI QEKE ZHENI ME 2 KLAS SHKOLL PO PO TË KISHTE KANABIS ASHTU SIÇ THUA TI E PEPINOT RACA MË E POSHTËR E EVROPËS PD JOTE DO TI FILMONTE E DO TI NXIRTE NË MEDJA. E SA PËR TRAFIKANTËT NUK KA MEDJE NË BOT QË JA MBULON FYTYRËN S3 DUAN TI EKSPOZOJN E TI ARESTOJN BRËNDA MINUTIT PO TË JET E MUNDUR. E SA PËR PASHAPORTËN BIOMETRIKE JE AK9MA MË E ZGJUAR PROVOJE NJËHER TI TA BËSH SE KA 7 PROÇESE JASHTËZAKONISHT TË VËSHTIRA E MË TË VËSHTIRA SE MONEDHAT. PO TI PASKE HUM KOT GJITH KJO ZHENI PASTRON WC TI DUHET TË ISHE TE SHPIA BARDH SI ZHENI QË JE. O PIKA QË STË BIE O KRUNDE.

    Përgjigju
  • Eli: 28/01/2020 15:39

    Ti je kryemafiozi i europes o Rama.Mir qe genjen Rai 3 po kanali 9 qe jep si behet transporti me makina e skafe i droges drejt Italise genjen?Shikoje se eshte e filmuar e gjith procedura...i kan mbuluar fytyren trafikanteve qe tregojn si behet nisja per Itali.Gjithashtu tregojn si falsifikohet pasaporta biometrike ne 10 minuta.Shikoje dokumentarin dhe pergenjeshtroje pastaj

    Përgjigju
  • O ÇUNI SHEGËS: 28/01/2020 15:29

    O kopili shegës i ngjirizur në haurin e lopës kur xhega ishte e martuar dhe me burr në shtëpi. E baby jot garip e la me barr e dole ti o monstër. Po pse mor kopil shan Atdhdun tënd pse ja bën faqen rogoz Atdheut . Apo ti e ngatron me maman tënde shegën që lopa pëlliste e shega nga qefi rënkonte e burrin e saj në shtëpi kur kthehej e fërkonte me një fjal ti ke dy baballar o salinjani gomar. Se kan kontribuar të dy burrat e shega se di me kë e ka o salinjani aga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot