Rakacolli në Repolitix: Një person i infektuar me COVID nuk e lë spitalin pa u negativizuar e pa u përmirësuar

Kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve Mira Rakacolli ishte e ftuar në Report Tv ku foli mbi situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Rakacolli shprehet se një person i shtruar në spital me koronavirus nuk lë ambientet e saj pa rezultuar negativ me koronavirus, madje edhe nëse nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

"Deri më tani nuk duket të ketë pasur një ndikim shumë të madh sa të rikonsiderosh mbylljen e tyre ose online. 25 përqind e vendit nuk ka se si të jetë e pamundur. Ka shumë raste pasi është vetë sëmundja e tilla. Në mars-prill u mbyllëm dhe patën shumë debate. Thanë se ishte një masë drastike por tashmë ajo tregoi se ishte një masë e mirë. Nuk ishim gati atëherë për të përballuar pandeminë. Çdo ditë, në spitale janë shtruar ndërmjet 10-15 personave. Nëse në këto dy javë nuk do të kishte të shpëtuar, atëherë do ishim mbushur shumë. I sëmuri del nga spitali atëherë kur mendohet se ai të mos ketë më nevojë për ndihmë spitalore. Pozitivë nuk mund të dalë sepse mund të infektojë të tjerët. Mund të negativizohesh, por mund të kesh sërish gjendje të rëndë shëndetësore" - tha Rakacolli.

Ndërkohë ajo foli dhe për masat e reja të propozuara ditën e sotme për mbylljen e lokaleve në zonën e bllokut pas orës 22:00. Rakacolli u shpreh se nëse situata me të infektuarit do të agravojë atëherë masa do të hyjë në fuqi.

"Çdo vend e bën strategjinë në përputhje me analizën në vendin e tij. Ne po e vlerësojmë ende strategjinë për baret në zonën e bllokut. Ne thamë që po e vlerësojmë. Nëse situata do të zhvillohet me një dinamikë të jashtëzakonshme, atëherë do merren masa të tjera shtrënguese" - tha ajo.

Në mënyrë që të mos bëhen hapa të gabuar, Rakacolli shprehet se ekspertët e shëndetësisë, si dhe komiteti teknik po punojnë dhe po analizojnë situatën dhe më pas do të vendosin për hapin e rradhës.

Neglizhenca e qytetarëve, që është reflektuar edhe në shtim të rasteve ditore, u bë shkak që Komiteti Teknik i Ekspertëve të marrë masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Kështu, kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli ka bërë me dije se do të propozojnë që mësimi në universitet të zhvillohet online, e për pasojë konviktet do të jenë të mbyllura

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri