Rakacolli në Report Tv: Një njeri që ka kaluar COVID-in s’është më si më parë! Pasojat më të mëdha në shëndetin mendor dhe mushkëri

TIRANË- “E kam pasojë nga COVID-i”, “Më ka lënë COVID-i me pasoja”...kjo është frazë shumë e dëgjuar tashmë nga të afërmit tanë që kanë fituar betejën më këtë virus. Kjo nuk është një teori e thënë pa asnjë bazë, por qëndron dhe këtë e kanë konfirmuar edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. E ftuar në “Studio Live”, Rakacolli tha se një person që ka kaluar COVID-in nuk është më i njëjti. Pasojat më të shumta janë në mushkri dhe në shëndetin mendor.

“Bota është akoma përpara të panjohurës, që COVID ndikon në shumë sisteme ndikon, dhe që lë pasoja po shihet gjithnjë e më tepër, ato që kanë kaluar nuk janë si më parë, përjetojnë simptoma që duken që janë lidhur me COVID, ka lënë shumë pasojë në shëndetin mendor dhe të frymëmarrjes. Flitet shumë, për pasoja që lë në sistemin nervor,  që kalojnë si hije, si mjegull, apo kujtesë të shkurtër, por shëndetin mendor mund të jetë edhe një reaksion nga sëmundja e shekullit apo të përballjes me humbje apo vuajtje të njerëzve të dashur”, tha Rakacoli.

E njëjta vlen edhe me mjekët, tha Rakacolli, të cilët pavarësisht se shifrat janë të ulëta dhe spitalet po boshatisen, nuk po i gëzohen ende kësaj situate.

“Përballja me vuajtjet të lë pasoja dhe mjekët nuk janë më njësoj, janë përballur me njerëz që shohin shpresën vetëm të ti. Të fiken njerëz në duar nuk është e vogël dhe nuk kalon prap pasoja në shpirtin tënd, akoma nuk mund t’i gëzohen kësaj situatë”, tha zv.ministrja.

Lajmi i mirë është se sistemi shëndetësor po i kthehet pak nga pak normalitetit dhe se në vendin tonë nuk ka shenja të virusit indian.

“Sistemi shëndetësor po i kthehet normalitet, janë mbyllur pavijonet në spitalet e tjera, po trajtohen vetëm në Infektiv, po pandemia nuk  ka mbaruar, virusi vijon të jetë. Nuk ka dyshime klinike për variantin indian të COVID”,përfundoi Rakacolli në Report Tv.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë