Rakipi në Report Tv: Rudina Hajdari është dobësia e Lulzim Bashës

Gazetari Ylli Rakipi ishte ditën e sotme në studion e Report Tv ku foli për situatën politike në vend. Ai komentoi edhe rolin e Rudina Hajdarit në Partinë Demokratike. Rakipi tha se caktimi i Azem Hajdarit ishte një dobësi e Lulzim Bashës dhe e opozitës.

"Një prej deputetëve të opozitës së re këndon nëpër dasma të shtunave dhe të dielavë. Nga ana tjetër, pse duhet të jetë deputete vajza e Azem hajdarit. Enver Hoxha familjët e vet nuk i bënte. Ajo është dobësia e Lulzim Bashës. Dobësia e opozitës. të jesh i pafuqishëm për të bërë opozitën dhe politikën", u shpreh Rakipi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Rakipi: Sistemi është vrasës por Edi Rama nuk është fajtori i vetëm

Analisti Ylli Rakipi në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo" në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo ka folur mbi situatën politike në vend

"Ka 30 vjet që këtu nuk funksionon sistemi. Vetë Rama para se të vinte në pushtet i bëri me dije mediave se unë në Shqipëri nuk e kanë fajin njerëzit por sistemi. Pas gjashtë vjetësh kjo krizë është përforcuar. Pushteti është kthyer në aq autoritar. Enver Hoxha ishte një diktator shumë i këndshëm. Rama nuk është fajtori i vetëm i vrasjes së sistemit, por për 30 vjet plitka shqiptare ka krijuar një sistem jashtë vlerave demokratike", shprehet Rakipi.

Ora 21:30
Rakipi në Report Tv: Rudina Hajdari është dobësia e Lulzim Bashës

Ylli Rakipi foli për opozitën e re dhe vajzën e Azem Hajdarit. Rakipi tha se caktimi i Azem Hajdarit ishte një dobësi e Lulzim Bashës dhe e opozitës.

"Një prej deputetëve të opozitës së re këndon nëpër dasma të shtunave dhe të dielavë. Nga ana tjetër, pse duhet të jetë deputete vajza e Azem hajdarit. Enver Hoxha familjët e vet nuk i bënte. Ajo është dobësia e Lulzim Bashës. Dobësia e opozitës. të jesh i pafuqishëm për të bërë opozitën dhe politikën", u shpreh Rakipi.

Ora 21:01
Rakipi në Report Tv: Nuk mund të presim zgjidhje nga ndërkombëtarët

Ylli Rakipi foli në studion e Report Tv lidhur me krizën në vend ku tha se shqiptarët duhet t'i japin zgjidhje vetë dhe jo të presin nga ndërkombëtarët.

"Vetë shqiptarët do t'i zgjidhin problemet e veta. Nuk mund të presin zgjidhje nga ndërkombëtarët. SHBA janë një fuqi e madhe që kanë probleme më botën dhe jo me fshatra si ne. Ata ende nuk kanë caktuar ambasador tek ne. Unë e shoh mjaft të vështirë zgjidhjen. Sa më shumë kohë kalon aq më tepër rritet autokacia. Kryeministri zotëron të gjitha pushtetet në vend. Ti sot nuk ke gjykata. Nuk  ka rast në botë që eksperimenti shkon deri në atë masë sa të vësh prokuror të përgjithsëm të përkohshëm, dhe përkohshmëria kthehet në përhershmëri", u shpreh Rakipi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 26/03/2019 13:59

    Ylli i shpifesires Albania ju kujtohet kjo qelbesire qe vetem gazete smund te quhej.

    Përgjigju
  • Ylli i PPSH-se: 25/03/2019 22:50

    Yll Raleshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet