Lushnjë, Rama apel për fermerët: Organizohuni në kooperativa, është e vetmja zgjidhje (VIDEO)

Nga Lushnja kryeministri Edi Rama bëri një apel për të gjithë fermerët, që të organizohen në kooperativa, në mënyrë që produktet e tyre të shiten. Kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga ambasadori Soreca vizituan një fabrikë, që sipas tij gjeneron punësim dhe garanton rritjen e përvitshme të eksporteve në Bashkimin Europian

"Kjo është tamam kooperativë, por me interesin individual të secilit, sipas asaj që prodhon. Është e vetmja zgjidhje, nuk bëhet më të prodhojë secili dhe pastaj dil në protestë ku ti shesim. Ja ky është sistemit, është i vetmi sistem.Shumë gjë e madhe  ky program, se njerëzit e shikojnë fshatin nga larg dhe e vetmja gjë që marrin vesh është kur dalin ato kronikat që thonë nuk na shiten prodhimet. Media nuk merret me lajmet e mira. Ajo që është më e rëndësishmja është që ata që punojnë me tokën duhet të organizohen. Nuk ka të prodhohet në një ngastër dhe dil shit në rrugë se nuk ja dilet kështu. Ne jemi në mbështetje", tha kryeministri Edi Rama.

Ambasadori i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca u shpreh se programi IPARD është mirëpritur gjerësisht nga fermerët shqiptarë dhe interesimi për të qenë pjesë e tij ka qenë shumë i madh.

“Ne kemi bërë një fushatë për IPARD-in muajve të fundit dhe në rrjetet sociale, reagimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë ka qenë fantastik. Kanë qenë gjithë ato komente më shumë se për gjithçka tjetër. Interesi ka qenë shumë i lartë. Fushatën e kanë ndjekur me mijëra dhe mijëra vetë që kanë kërkuar të bëhen pjesë e këtij investimi dhe të përfitojnë prej tij,” - u shpreh Soreca.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/05/2020 00:49

    Kooperativat nuk jane ide e keqe per vende si Shqiperia ,kane bere mrekullira ne Izrael,por nuk jane shume te nevojshme ne vende si U.S.A.Kur fermeret tane te mesojne me shume per bujqesine e blektorine modern e metodat qe perdor,kur te fillojne me industrine e nenprodukteve e perpunimeve,kur te bejne kurse administrimi financash-biznesi,tregtie ,komercializmi,atehere nuk do kene nevoje as per shtetin tu gjeje treg,as per kooperativat.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 27/05/2020 13:01

    Birisha e bani lule fshatin ma te bukur se gjermani mbas Zvicres .Edvin Mafia e shkatrroi e vodhi e vrau fshatin... te ngrihemi te zjdukim Ramen

    Përgjigju
  • Loni: 27/05/2020 12:47

    O ju degjenerata e mediate edhe politikes shqiptare koperative Beni ju ne parlament e presidenc edhe merrni edhe ato qe Kan ngelur jasht parlamentit qe duan karrige neper kauza te lodhura per te marre pushtetin. O Mrs kordinatore organit gjenital o koperativa syve tuaj. Shteti te luaje ndermjetesim qe produktet e cilesise se pare te te gjithe fermereve 50% te Jen per tregun vendas edhe pjesa tjeter per export edhe mos u merrni me idiotsira. Por qe mos I prishen produktet fermereve e prodhuesve por te Ken nje mbledhes me shumice me nje cmim te denje edhe mos te rendoje as xhepat e konsumatoreve. My eshte roli I shtetit per kete rast Jo te japi idet per tu kthyer he cka Po ju e degjeneruar sistemin e koperativave.

    Përgjigju
  • Brem: 27/05/2020 10:38

    E shkaterrut ket vend me ligjin 7501,

    Përgjigju
  • eryi: 27/05/2020 09:39

    mengjes per mengjes do shofim ket kaptinderr, po ik se na je shpifur 24 ore ne televizor.

    Përgjigju
    • Tivuja: 27/05/2020 14:41

      Nderro o kanal o plak, nuk ke telekomande ?

    • wtf: 27/05/2020 11:08

      Shiko punen e kesaj zonje jo kaptinderrin, je merzit nga karantina se nuk ke bo ham ham ke kafja lagjes ke kohe

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë