Rama: Nga sot kush kapet pa autorizim merr gjobë! Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja (1 orë) funksionon

TIRANE-Nga sot kush do të kapet pa autorizim në rrugë do të gjobitet. Kryeministri Edi Rama njoftoi se aplikacioni e-Albania është plotësisht funksional, prandaj nga çdo familje duhet të marrë autorizim një person për të dalë dhe për të bërë pazaret. "Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. Nga e mërkura nuk ka më këshillime për shkelësit" shkruan Rama, teksa dy ditët e fundit aplikacioni kishte probleme si pasojë e fluksit.

Nga rregulli për t'u pajisur me autorizim përjashtohen pensionistët, të cilëve u është ndaluar dalja nga shtëpia, pasi qeveria deklaroi se do u shërbejë në banesë duke u dërguar ushqimet dhe gjithçka tjetër që do të kërkojnë përmes numrave të kontaktit. Gjithashtu nuk kanë nevojë për autorizim në aplikacion personat që janë në punë. Por si do të merret autorizimi për kategorinë tjetër? Rrugët janë dy, përmes aplikacionit te portali qeveritar e-Albania ose me SMS për ata që nuk kanë një smartphone, por telefon të thjeshtë.

Autorizimi te e-Albania
Procedura është e thjeshtë. Çdo qytetar mund të futet te kategoria shërbimi i familjes te 'e-Albania' dhe të klikojë te shërbimi 'leje për dalje'. Aty përcaktohet dita që kërkon lejen për të dalë, ora nga fasha 05:00-13:00 (vetëm një orë), certifikata e familjes, pasi lejohet vetëm një anëtar, ndërsa më pas vendoset numri i telefonit ose email, ku do që të vijë njoftimi. Më pas ju vjen emaili ose SMS-ja në telefon e konfirmimit.

Autorizimi me SMS
Por ka edhe një rrugë tjetër për të marrë lejen për të gjithë ata që nuk kanë kompjuter në shtëpi apo smartphone, por telefona të thjeshtë. Për këtë kategori do të jepet një numër i gjelbër 55155 dhe aplikimi mund të bëhet në të njëjtën mënyrë si për parkim me një SMS. Vendoset numri i kartës së identitetit, vend bosh dhe ora. Pas miratimit, SMS vjen në celular dhe mund të kontrollohet nga polica (pra telefoni duhet gjithmonë me vete si në rastin e parë dhe të dytë, që policia të shikojë autorizimin).

Opsioni i parë
Procedura e aplikimit
Hyni te e-Albania
Te kategoria shërbimet e familjes klikoni te 'Leje për dalje'
Kryeni aplikimin duke përzgjedhur datën, orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja
Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje (1 orë) gjatë 24 orëve nga fsha 05:00-13:00
Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail ose me SMS

Opsioni i dytë
Hapat e aplikimit për ata që nuk kanë kompjuter apo smartphone
Te numri 55155 dërgoni me SMS, numrin e kartës identitetit dhe orën që doni të dilni nga shtëpia
Konfirmimi me SMS vjen në celular

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 01/04/2020 08:48

    O corona Po ne popolli jemi dakort me ligjet q Po ben edi rama Pa dil njeher ti ta shikojm ate popullin tent

    Përgjigju
  • Corona: 01/04/2020 02:35

    Ore edi rama mos u kruaj me popullin se i ka vajtur aty ku s'mban dhe mund te te hidhet ne gryke,,e pastaj nuk ka polici qe te shpeton,,sic e pesoi sali maloku ne 1997....e pa ai si qante per te ikur nga shqiperia..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit