Rama bashkëbisedim me demokratët, Açka ‘lëshon’ gojën: Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin

Rama bashkëbisedim me demokratët, Açka ‘lëshon’ gojën:  Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin

“Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin”, këto janë fjalët e shkrimtares dhe deputetes së PD, Flutura Açka lidhur me bisedën që vendosi të bëjë kryeministri Rama mëngjesin e sotëm me demokratët, pas protestës së dhunshme dhe shkatërrimit të selisë blu.

Sipas deputetes shqetësimi i shqiptarëve nuk është “dhëmbi i prishur” i demokratëve, por  sarkoma e qeverisjes së tij, ndërsa ka shtuar se PD do t’i zgjidhi vetë hallet e saj.

“Mjerim, ke kohë që nuk je më lajm dhe kërkon të bëhesh lajm me demokratët

Po i përgjigjesh pyetjeve të përgatitura nga zyra e Gebellsit tënd në emër të demokratëve

Shqetësimi i sotëm i shqiptarëve nuk është “dhëmbi i prishur” i demokratëve, por sarkoma e qeverisjes tënde. Faturën me emrin tënd dhe qeverisë tënde e dinë mirë shqiptarët. 

Dhe sa për fjalime që po bën nga kali i shaluar, me fjalorin tënd vulgar permanent, dikush është mirë të ta thotë qartë:

Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin kryeministër, madje as shqiptarëve.

Sepse, ti rri i krekosur në pushtet me vota të grabitura si në asnjë demokraci tē vërtetë në botë.

Meqë ra fjala, me patronazhistët kur do të bashkëbisedosh?”, shkruan ajo në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, diskutoi përmes një live me demokratët lidhur me zhvillimet e dhunshme brenda PD.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gora: 10/01/2022 04:48

    ja me keto plera dobehet PDja hy vafshi gjithe ne esfere si pase kokes do tju veme festen

    Përgjigju
  • Sifi: 09/01/2022 21:16

    Mund te jesh shkrimtare por nuk te lejohet te ofendosh askend e aq me teper kryeministrin e vendit.Nuk te pelqeu nderhyrja e Edit ,kritikoje bile dhe abandonoje por fjalori yt i jep shkak te tjereve te perdorin te njejtin fjalor me ty

    Përgjigju
  • Gerti: 09/01/2022 19:34

    Nje baxhelle qe flet me gjuhe vulgare!

    Përgjigju
  • luli: 09/01/2022 19:14

    merr ate rroge aty se prandaj i hyre politikes,nuk ta var edi rama jo rri mbaj vendin se do me u duk si e mencme

    Përgjigju
  • Gjergj: 09/01/2022 17:54

    Nuk iu han Edi dhe Edlira. Kètè tè fundit (Edlirèn), e harroi znj Açka. Pikè e zezè. U karandis kaposhi njè thelè nè kètè vènd. Njè kryeministèr qè shan me libèr shtèpie qytetarin shqiptar nè telefon, gra deputete qè zgjedhin tè flasin si karrocierèt e dehur tè komunales,,,,,tè tjerèt dalin rrugève pèr tè prishur ose djegur sepse i thèrret Saliu. Ata qè duhet tu tregonin vendin rrugaçĕrisĕ, SPAK, hesht si pllaka e varrit. Quo Vadis Shqipèri?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete