Rama-Metës: T'u merrni të keqen patronazhistëve...ju njohin kush jeni! Janë klasa e parë për karrierën politike

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi sot me të rinjtë në Tiranë, reagoi për patronazhistët që ditët e fundit është bërë çështje politike dhe në shoqëri. Rama i dha një mesazh të qartë presidentit Ilir Meta, i cili tha dje se “patronazhistët janë fuksa”, duke i thënë se atyre t'iu marrin të keqen dhe të mos harrojnë se patronazhistët i njohin shumë mirë se kush janë.

Rama u shpreh se ai nuk është Partia Socialiste, por vetëm patronazhisti më i gjatë.

Duke shpjeguar termin patronazhist, Rama tha se ajo është huazuar nga SHBA dhe se patronazhisti është klasa e parë për të vijuar karrierën politike dhe një mision që i dërgon ata shtëpi më shtëpi dhe i pyet për problematikat e tyre.

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat si për lajmet e rreme se ka bërë botoks dhe makinat e shtrenjta që përdorin militantët demokratë në mitingje duke shigjetuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
'Mos më detyro të marr doktorin dhe të bëhem pjesë e fushatës' Rama i përgjigjet Metës: Ti me 25 prill del i rruar dhe i qethur

Gjatë fjalës së tij me të rinjtë në Tiranë, Edi Rama thumboi presidentin Ilir Meta në lidhje me kërcënimet e tij një ditë më parë ku tha " Mos më detyro të hyj në garë me doktorin, ndërsa paralajmëroi se mazhoranca sipas tij do të ngelet pa grup parlamentar pas zgjedhjeve të 25 prillit".

Rama tha se Meta nga këto zgjedhje do të dalë i rruar dhe i qethur.

“Jam i bindur se me të mbaruar këtu do të vijë një klithmë nga Vlora e do të thotë se po me detyroni të bëj atë që nuk e kam bërë kurrë bashkë me doktorin e madh në fushatë. Që ti je futur në fushatë këtë e di çdo patronazhist. Por atë që ti nuk e di është se ti do të dalësh nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur”, tha Rama.   

Ora 12:13
'Mirënjohës për patronazhistët tanë', Veliaj: Politika nuk është kush ka makinën më të madhe, por kush ka idenë më të madhe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur krenar sot për të gjithë ata të rinj, që janë motori i fushatës së Partisë Socialiste derë më derë, e kudo nëpër Shqipëri. Nga takimi me të rinjtë zhvilluar së bashku me Kryeministrin Edi Rama në sheshin e ri e modern të ndërtuar në Bulevardin Zogu I, drejtuesi i fushatës së socialistëve në Tiranë tha se energjia e tyre është fuqia e njerëzve të thjeshtë, që sot kontribuojnë për të ardhmen e të gjithëve ne.

“Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë patronazhistët tanë, për të gjithë djemtë e vajzat që çdo ditë mundohen të kontaktojnë njerëz, të marrin informacion, të shpjegojnë programin, mundohen të thonë se përtej lodhjes, debateve e cinizmit, po ndodhin gjëra prej vërteti, si ky shesh ku jemi mbledhur, i cili më përpara ishte me ferra, si shkolla “Sami Frashëri”, që e degdisën në Paskuqan, por sot po ngrihet më e fortë se kurrë te Rruga e Barrikadave, si sheshi Skënderbej që ishte kartodromi më i madh i atyre që vdesin për makina, i atyre që e kanë kthyer fushatën në një garë kush e ka makinën më të madhe, kush e ka borinë më të fortë, kush nxjerr më shumë se gjysmën e trupit nga makina në autostradë, kush ka “Bentley”, “Range Rover apo “Hummer”,” u shpreh Veliaj.

Shembulli i ekspozimit të makinave të shtrenjta është shembulli që nuk duhet ndjekur, tha kryebashkiaku i Tiranës.

“Politika nuk është kush e ka makinën më të madhe, politika është kush ka idenë më të madhe. Politika nuk është kush ka borinë më të fortë, politika është kush ka zemrën më të fortë, që t’i çojë punët deri në fund, duke filluar nga vaksinimi, te rindërtimi e çdo punë tjetër. Politika nuk është kush del më shumë me barkun jashtë nga dritarja, politika është kush rregullon më shumë dyer, dritare, shtëpi e çati, për të gjithë ata që kanë nevojë. Sa fyese dhe dekurajuese duhet të jetë të flasësh për varfërinë, hipur mbi një “Range Rover” e duke kërcyer mbi makina! Të shkuarit derë më derë, të trokiturit, të pyeturit çfarë halli ke, si mund të jetë politika në shërbimin tënd, si mund ta bëjmë më mirë, ekzaktësisht këtë bëjnë çunat e gocat tanë. Jemi aty në çdo derë, në çdo kontakt, në çdo grup ëhatsapp-i, në çdo komunitet, në çdo fshat, në çdo klasë. Kjo është fuqia jonë e organizimit, kudo, kudo, ku ka një nevojë. Në ditët e vështira të pandemisë, kur njerëzit ishin mbyllur nëpër shtëpi, ku qindra dhe mijëra pensionistë gjyshër dhe gjyshe ngelën vetëm, fëmijët ishin jashtë, nuk vinin dot, kush çoi ushqime? Kush çoi ilaçe, kush çoi doktorin? E gjithë skuadra jonë, duke filluar nga Edi Rama te patronazhistët, te aktivistët, tek çunat dhe gocat,” deklaroi Veliaj.

Veliaj ka ironizuar edhe turin e Lulzim Bashës, i cili i quajti rekord 9 takime të zhvilluara në një ditë.

“Pashë dje kundërshtarët tanë, ishin gëzuar që Luli në një ditë 20 orëshe kishte bërë 9 takime. Patronazhisti ynë më modest bën të paktën 19-20 takime në ditë. Ajo që për ne është rutinë, tako njerëz, lëviz, kontakto, bisedo, për ata është rekord,” u shpreh Veliaj.

Ora 12:00
Rama ironi me Bashën: Kush fle ka nevojë për botox, patronazhistët tanë nuk kanë makina të shtrenjta

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat si për lajmet e rreme se ka bërë botoks dhe makinat e shtrenjta që përdorin militantët demokratë në mitingje duke shigjetuar kryedemokratin Lulzim Basha. Rama tha se po të flesh gjumë ke nevojë për botox dhe jo kur punon dhe rri pa gjumë 3 ditë. Ai tha se patronazhistët e PS nuk kanë makina të shtrenjta si militantët e PD-së.

"Do botox rri pa gjumë tre ditë dhe s'ke rrudha. Të fryhet lëkura sikur ke bërë botox. Kush fle gjumë bën botox, kush rri pa gjumë s'ka nevojë për të bërë botox. Patronazhistët tanë nuk kanë makina të shtrenjta, këtu nuk kemi patronazhistë me Hummer, Bentley, Lamborgini. Patronazhistët tanë nuk bredhin, ecin dhe ndalojnë.  Kjo sepse në çdo hap marrin shënime, kush je, si e ke emrin, si të duket situata", tha Rama.

Ora 11:44
Rama-Metës: Patronazhistëve t’iu merrni të keqen, mos e harroni asnjëherë se ata ju njohin kush jeni (VIDEO)

Rama, iu përgjigj dhe deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili ditën e djeshme tha se “patronazhistët janë fuksa”. Rama tha se mesazhi i tij është i qartë: “Patronazhistëve u marrshin të keqen”. Ai tha se patronazhisti është shkolla e parë e politikës dhe është një mision që i dërgon ata shtëpi më shtëpi dhe i pyet për problematikat e tyre.

“Përfshirja në një parti politike është sfida më e madhe që një njeri zgjedh në moshën tuaj, pasi aty janë përtalljet më të forta, drejtpërdrejta dhe ndikuese për të nesërmen. Ju jeni patronazhistë, si ju ka dhe plot të tjerë. Në këto ditë fjala patronazhist është lakuar shumë, por prej disave përdoret si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë në Tiranë dhe kontrollon njerëz. Patronazhisti nuk është figurë që u shpik në Shqipëri, s’e krijuam ne. Patronazhisti është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, Partisë Republikane dhe Demokratike në SHBA. Patronazhisti kotnribuon aty ku i takohet, të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh, të komunikojë me kategori të ndryshme dhe të mbajë shënim, se çfarë perceptimi ka për ata që takon, janë majtas, djathtas, janë të vendosur, të lëkundur. Kështu që, le të thonë ç’të duan ata. Patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike, ku kush ka ambicien, dëshirën, këmbënguljen për të shkuar në klasa më të mëdha e fillon nga patronazhisti. Mund të jenë dhe 60 vjec dhe vijon të jetë patronazhist, si aktivist i partisë politike.Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen. Edhe mos harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni. Ne ju njohim dhe me 25 prill do e shihni kush jemi. Kur votat të numërohen do e kuptoni se përse ne juve ju mundim, do ju mundim. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë. Edhe pjesa tjetër, ana tjetër e medaljes, patronazhistët tanë s’kanë makina të shtrenjta. Nuk ka patronazhist me Hummer, Bently, Ferrari, Toyota. Ata kujtojnë se po ikin përpara duke u futur në karvan me Lamburgini dhe duke bredhur nëpër Shqipëri, patronazhistët tanë nuk bredhin, ata ecin. Ecin dhe ndalojnë. Sepse në çdo hap, marrin shënim, kush je? Si e ke emrin? Si të duket situata? Për kë ke votuar më përpara? Kë do të votosh këtë herë? Po mamin? Babi c’thotë? Ndërkohë që ata mendojnë se Shqipëria është rrugëve duke pritur në çdo cep”, u shpreh Rama.

Ora 11:39
Rama për Veliajn: Lali është optimist i pashërueshëm, është energji e jashtëzakonshme dhe e domosdoshme (VIDEO)

Përkundër parashikimit se takimi i sotëm i PS me të rinjtë e Tiranes do të shoqërohej me shi, në fakt doli dielli. Kjo nuk kaloi pa batuta nga ana e kryeministrit Rama, i cili u ndal te kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Nuk e di si e bëtë, por vetëm me këtë takim e hodhët në erë atë aplikacionin që tregon kohën se kjo mrrokulla (celulari) këtu thotë shi i madh. Ku është shiu? Ç'a i bëtë shiut? Se lali është gjithmonë me diellin nuk diskutohet. Lali edhe kur shiu është duke vepruar thotë: - “Hë mo lal, të pëlqejnë këto rrezet e diellit”. Është optimist i pashërueshëm, megjithatë optimizmi buron nga ëndrra e parë më sy hapur. Është energji e jashtëzakonshme dhe e domosdoshme”, tha Rama.

Ora 11:34
Rama për patronazhistët e PS-së: E përdorët si fjalë për të krijuar idenë e gogolit që lëviz nëpër Tiranë! Është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve në SHBA, ju njohin se kush jeni

1618737601_Screenshot2.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë ka folur edhe për patronazhistët, rol ky i kthyer në qendrën e vëmendjes ditët e fundit.

‘E përdorën si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë nëpër Tiranë dhe që monitoron njerëzit. Patronazhisti nuk është një figurë që e shpikëm ne. Është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës në SHBA. Patronazhisti është ai që angazhohet aty ku jeton dhe ku i kërkonte që të trokasë dhe të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh. Të kontaktojë me një numër të caktuar dhe të mbajë shënim se çfarë perceptimi ka me ato që takon. Janë majtas apo djathtas. Le të thonë se çfarë të duan ata, se atë punë kanë, patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike, ku kush ka ambicien për të shkuar me lartë e fillon nga patronazhimi. Dikush mund të jetë edhe 60 vjeç dhe është patronazhist i familjes së vet. Patronazhistët ju njohin se kush jeni.’- tha Rama.

M.Q./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 18/04/2021 19:08

    HEQJA E TROTUARIT NE BULEVARDIN ZOGU I PARE ESHTE I GABUAR,,,,PLUHURI TANI NUK RRI NE RRUGE POR I ESHTE NGJITUR NDERTESAVE DHE XHAMAVE,,,,SHUME KEQ,,,,BULEVARDI MUND TE BEHEJ SI ESHTE SOT VETEM NE DO KISHTE TRAFIK ZERO PER MAKINA E AUTOBUZE.........////

    Përgjigju
  • Flori: 18/04/2021 13:47

    Ata laskaret lan te dalin gjith te dhenat tona qe tbien ne dor te hackerave dhe kriminelve, a je nvete me kto qe thua, nk justifikohen ato veprime te peshtira qe keni ber

    Përgjigju
  • Ermal: 18/04/2021 13:20

    Kom voto për ju pamvarsisht se patrronazhisti na ka qit me pd. Gjithsesi i gjo ta dish. SNA HA K@RI fare po fare për ty apo patrronazhistat apo fuksat tuj. Ropt në p!@h . I njofim më mir se sa ti meno që ata mund të na njohin. Te fala patronazhist Qatos. Grun nē p!@h thuj

    Përgjigju
  • Kistra: 18/04/2021 12:36

    Mos ji kaq i sigurte ne fitore Edo! Situata nuk eshte aq roze sic u duket patronazhisteve! Nese vazhdoni me kete eufori edhe keto pak dite qe kane mbetur, gjasat jene te humbni Tiranen e ndoshta me shume!

    Përgjigju
  • Enton: 18/04/2021 11:58

    Kam votuar tere jeten familjarisht per PS. Madje edhe ne zgjedhjet lokale te 2018 qe opozita bojkotoi ne kemi qene votues. Cuditerisht ne listat e qarkulluara nga selia roze ne ishim percaktuar si votues te PD. Pas nje konsulte te vogel familjare vendosem te mos ia prishim “patronazhistit” por kesaj radhe te votojme per nje emer nga lista e PD, me te cilin kam marredhenie shoqerore. Flmn, PS dhe “patronazhist” na e bete vendimarrjen me te lehte. Per faktin qe te dhenat tona personale jane percunduar edhe vjedhur nga e-Albania nuk po flas fare. Mqs, se shpejti do largohem nga Shqiperia ( kam fituar nje vend pune si mjek ne Gjermani) do kem kenaqesine e madhe qe dy femijet e mi te mos rriten ne felliqesine morale te Rilindjes, PD edhe LSi. Gjithashtu te mos jene edhe pagues te borxhit te madh publike qe keta horra kane krijuar ne keto vite me vjedhjet e tyre kolosale. Bye bye patronazhist edhe Edi Rama P.s per Lul Bashen nuk ia vlen te flasim.

    Përgjigju
    • F-35: 18/04/2021 14:39

      Si ju edhe mua patronazhisti me nxjerre votues te PD-se! Te votosh gjithmone PS-ne per afro 30-vjete, pa munguar asnjehere, hajde merri vesh keta lloje militantesh! Lulin nuk e votoj dot, por as PS-ne! Dhe te pakten 20 vota do t'ju mungojne kesaj radhe.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal