'Damiani, noteri i tërmeteve'/ Rama bën hapur parashikimin, tregon nga Kuçi sa mandate merr PS në çdo qark më 25 prill: Fitojmë 74-78 mandate

Teksa ka firmosur Memorandumin Kuvendor në Kuç, ku angazhohet se PS do të marrë 74 deri në 78 mandate në të gjithë vendin, Kryeministri Rama ka përllogaritur shifrat në të gjitha qarqet.,

 “Unë po ju them 74-78 mandate, se këtu ka mundësi të bëjnë ndonjë gol, ndërsa në zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne, ndonjë penallti mund të bjerë në shtyllë dhe rezultati final është 74-78. Partia Socialiste, ta keni këtu. Votat tek numri 12,  ta mbajnë mend edhe numrin, sepse 3 mandate herë 4 vite bëjnë 12. Këtu e keni dhe ma këndoni mua po doli gabim. Firma është imja, noteri i zgjedhjeve Damian Gjiknuri”, tha Rama.

Rama: Vëre në kornizë atë dhe mbaje parashikimi tim

Kukës-1

Dibër-3

Shkodër-4

Lezhë -3

Durrës-8

Tiranë-19

Elbasan-8

Korçë-6

Berat-5

Fier- 10

Vlorë – 9

Gjirokastër- 3

Tani jemi në rregull mbledhja

Gjiknuri: 76…. 79

Rama: O Zot i madh mu bëtë si Luli të tërë ej ooo

Rama: Të gjithë 79, unë kam thënë 74 deri 79. Tani të firmosim Memorandim Kuvendor në Kuç në 10 prill 2021, hajde firmose Damian, se ti je noteri i tërmeteve.

Në Kuç të Vlorës, ku shumë shpejt do të përfundojë edhe rruga e re, për ta bërë lehtësisht të aksesueshem këtë zonë me bukuri të jashtëzakonshme të Labërisë. Gjatë një bisede me banorë të zonës, theksi u vu tek investimet në këtë fshat dhe tek fakti se askush nuk po i shet më shtëpiat e të parëve. “Ka familje që kanë ikur nga 200 vjet e tani po kërkojnë prapë trojet”, - u shpreh një nga banorët. 

“Kjo zonë, brenda kësaj dekade do jetë një destinacion si Toskana në Itali. Do vijë shumë këtu për zjarrin, për mishin, rakinë, këngët, për këtë ajër fantastik, për këto peizazhe të jashtëzakonshme. Projekti i sheshit, të rregullojmë edhe godinat, se janë bërë me kursime gjaku”, - u shpreh Kryeministri Rama teksa ndau një kafe me banorët që e mikpritën.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 10/04/2021 17:12

    Medemel Luli e Moba marin ate ... te Noc Rrokut.

    Përgjigju
  • raul: 10/04/2021 16:01

    Ec perpara o gjigand , i ke te sigurta mbi 78 mandate. Pd e Xhelal mendjeziut, dhe Muli vagabondit nuk merr kurre me shume se 50 deputete, Leshelija e Nafije dybekut turikalit ka ikur per lesh se nuk i jep njeri vota Erisa hundpinokes, Klajda surrattepsise as burre as grua, Nora bythderres, Lefter hunderr maliq kokexhufkes, Edhjet Epshurr barkderr brahimkarit, Kejdi dhembcakalles, apo Drandes se Mirdites ne Durres Elona surratmallones. Prandaj Edi Rama ecen i sigurte drejt mandatit te trete dhe leshelija e sigurte drejt fundit politik dhe me 25 prill per skrap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit